Një kontratë 50 milionë dollarëshe për një proces të gjeneratës së re që do të përdoret në hapësirë i është dhënë kompanisë Amerikane Microchip Technology.

Firma e cila prodhon mikro-kontroller dhe sisteme 32-bit bazuar në ARM, do të dizajnojë procesorin HPSC (High-Performance Spaceflight Computing) në tre vitet e ardhshme.

Procesori i ri do të ketë 100 herë më shumë fuqi kompjuterike sesa kompjuterët që përdoren aktualisht në fluturime hapësinore.

 
Kapsula Orion e NASA aktualisht përdor një kompjuter ndërtuar për Boeing 787, një sistem i cili ishte 12 vite i vjetër në kohën kur debutoi në 2014-ën. Qëllimi kryesor i kompjuterëve për fluturimet hapësinore nuk është performanca, por qëndrueshmëria dhe rezistenca ndaj defekteve.

Teleskopi Hubble kishte një kompjuter DF-224 ndërtuar në 1980, një dizajn prej tre procesorësh dhe peshonte 50 kilogram. Në 1993 u pajis me një procesor Intel 386 me frekuencë 16Mhz ndërsa e gjitha u zëvendësua në 2000 nga një procesor 25Mhz Intel 486 në një kohë kur bota u zu bë befasi nga Pentium 4.

 
Reverët e Marsit përdornin procesorë IBM të ngjashëm me Apple G3. Microchip Technology mund të mos jetë emër i njohur në industri por ka ekspertizën e ndërtimit të çipeve në ambiente ekstreme siç është hapësira. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here