Të mërkurën në mbrëmje, pak pas orës 21:30, një avion zviceran u ngrit nga aeroporti i Cyrihut me destinacion Dublinin.

Avioni u detyrua të bëj ulje emergjente për shkaqe sigurie.

Vetëtima ka qenë arsyeja e kthimit në aeroportin e Cyrihut.

“Një goditje e tillë rrufeje nuk është e rrezikshme, pasi të gjithë avionët janë siguruar dhe mbrojtur nga çgo goditje rrufeje” tha një zëdhënëse e kompanisë.

Sipas Swiss, ulja ka shkuar sipas planit dhe avioni është rikthyer në shërbim që nga mëngjesi i sotëm pas kontrollit teknik.

Swiss ka organizuar strehim në hotel dhe ushqim për pasgjerët e aeroplanit./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here