Dëshironi të lini gjurmën tuaj në univers?  Pse mos ta provoni me emërtimin e një sistemi planetar?

Unioni Ndërkombëtar Astronomik ka nisur një konkurs për emërtimin e jo një, por 20 prej sistemeve të largëta, ku secili prej tyre ka një yll dhe një planet ekzo-orbital.

“Ekzoplanetet” janë planetë që rrotullohen rreth një ylli tjetër dhe jo Diellit. Emrat e sugjeruar deri më tani janë disi të ngatërruar si “GJ_3470/GJ_3470b” dhe “HD_95086/HD_95086b”.

Por nëse mendoni se mund të keni një ide më të mirë, mjafton të ngrini një skuadër tuajën për të marrë pjesë. Unioni do t’i japë hapësirë studentëve, mësuesve, të pasionuarve pas astronomisë, amatorëve dhe shkencëtarëve ekzoplanetarë. Më pas, ata duhet të organizojnë një event në kuadër të kësaj teme, të fokusuar mbi ekzoplanetët dhe mund të paraqesin një emër.

Rekomandimi i institucionit është lidhja e planetëve dhe yjeve me kulturën, mitet, historitë dhe legjendat. Skuadra e krijuar duhet të shkruajë një ese me 300 fjalë dhe një video që shpjegon arsyen e emrit dhe ta dërgojë në formularin e aplikimit.

Si do të zgjidhet fituesi? Do të ketë një koordinator për secilin prej vendeve i cili do të zgjedhë 3 altërnativa, një kryesore dhe dy rezervë. Më pas një komision përzgjedhës do të vendosë emrat fitues.

Aplikimet mund të dërgohen deri më 11 Nëntor./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here