Edi Shukriu
Dardanët për herë të parë përmenden në burimet e shkruara në vitin 344/3 p.e.s., dhe që atëherë të dhënat mbi ta janë të lidhura me luftimet me shtetin maqedonas si dhe, më vonë, me marrëdhëniet me Perandorinë romake. Mu për këtë , përcak timi i kufirit jugor të shtrirjes së dardanëve, nga studiues të shum të, ishte më i mundshëm, ndërsa përcaktimi i kufijve të tjerë ishte i kushtëzuar me zbulimin e monumenteve të reja epigrafike. Gjatë periodës pararomake, sipas të dhënave që na japin Straboni dhe Plini, Dardania kufizohej në jug me Peoninë dhe Maqedoninë, ku qyteti Bylazora, sipas Polibit (lokalitet në afërsi të T. Velesit), dominonte mbi rrugët që shpienin nga Dardania në Maqedoni, ku ndodhej dhe kufiri në mes të provincës së Mezisë së Epërme dhe Maqedonisë në periodën romake dhe ishte gjithashtu vijë kufitare në mes të sferës gjuhësore latine e greke. Kufiri jugperëndimor ndodhej në pikën takuese të provincave romake të Mezisë, Dardanisë e Maqedonisë, sipas Ptolomeut (II .16,1 ; III 9,1) Skardi antik që nënkupton rrëzat jugore të Sharrit e Korabit. Mbi këtë vijë kufitare në mes të Dardanisë në lindje, ili rëve në perëndim dhe maqedonasve në jug, flet dhe e dhëna nga Livi ( 44,31 ). Duke u mbështetur dhe duke i plotësuar studimet e Domaszevski – t dhe Vulić – it, F. Papazoglu e përcakton këtë kufi me kufirin e Mezisë së Epërme në pjesën jugore të saj , në këtë mënyrë, linja kufitare e Dardanisë pararomake me shtetin ilir bie rrjedhën e epërme gjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë dhe e përfshin e të mesme të Ibrit, ku bëjnë pjesë dhe Mitrovica e N. Pazari (te përcaktuar me emërtimin STATIO M – DARD., dhe me gjetjen e monedhave me mbishkrim DARDANICI. M. Suiq, gjithashtu, lumin Drilon e konsideron si kufi në mes të dardanëve e autariatëve duke u mbështetur në të dhënat më të hershme të Pseudo – Skilakut . ” Përcaktimi i i kufijve veriorë është më i ndërlikuar, aq më te mendimet më më të reja lidhur për që me stacionin AD Fines, në afërsi të Kushumlisë, e konsiderojnë këtë vetëm si pikë kufitare në mes të territoreve të Ulpianës e Naisit. 10 me te Përcaktimi i kufirit lindor mbështetet në të dhënat e Strabo nit mbi fiset dardane: Galabrët e Thunatët (VI I 5,7). F. Papazoglu Thunatët i merr si thrakë, po lejon dhe mundësinë e lidhjes së emrit Thunat me ethnikonin DAUNII, të dëshmuar me atë Calabri e Dardi në Italinë Jugore. ” Z. Mirdita jep dëshmi të sigurta mbi lidhshmërinë e emrit Thunat me Daunët.¹ Duke u mbështetur në të dhënat e autorëve antikë, të studiue sve të tyre si dhe në materialin onomastik, 14 territori i shtrirjes së dardanëve në periodën pararomake përfshinte Dukagjinin e sotëm, Kosovën dhe hapësirën përreth Shkupit, Kumanovës dhe Nishit. Pa marrë parasysh se çfarë rezultate do të sjellin hulumtimet e ardh shme nga këto territore, një përcaktim i tillë territorial ishte i do mosdoshëm për t’u parë se Kosova e sotme është territor qendror i shtrirjes se dardanëve dhe se materiali arkeologjik i zbuluar në këtë trevë dhe studimi i tij është burim kryesor për rikonstruksio nin e gjithmbarshëm të zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të dardanëve, jo vetëm të periodës në fjalë, të shtrirjes së tyre në kohëra të ndryshme dhe të etnogjenezës së tyre. Megjithëse numri i lokaliteteve të gërmuara, të cilat në vete përbëjnë dhe shtresë kulturore të kësaj periode, është i vogël, në shk allën e tanishme të hulumtimeve mund të bëhet një pasqyrë e rrjedhave kryesore të jetës dhe kulturës materiale dardane me ç’rast, lirisht mund të flitet për një fazë të re, të bazuar, kryesisht, në veçoritë e poçarisë vendëse të punuar me çark. Përdorimi i çar kut flet mbi kalimin e prodhimtarisë shtëpiake në qendra të caktu ara, mbi zanafillën e zanateve si kusht për krijimin e tregjeve dhe lindjen e qyteteve. Kjo mënyrë më e përparuar e prodhimit të jetës materiale, gjithashtu kishte si pasojë trajtat më të përparuara të organizimit shoqëror e politik të dardanëve, për të cilën gjë bëjnë fjalë edhe të dhënat e autorëve antikë. Dardanët përmenden për herë të parë në vitin 344/3 p . e . s ., kur ,, Filipi me mashtrim i mundi dhe i nënshtroi Dardanët dhe fqinjët e tyre “, dhe ky veçim i tyre nga fqinjët e tjerë, dëshmon mbi forcën e dardanëve dhe për rrezi kun që i kanosej shtetit të Maqedonisë nga këta, të mbështetur, sigurisht, në nivelin më të lartë të organizimit shoqëroro – politik, organizimi ky që ka pasur zanafillën e tij para kontakteve me ushtrinë e Filipit. Burimet antike flasin, kryesisht, mbi vazhdimësinë e luftime ve të dardanëve me shtetin maqedonas, duke u bazuar në kontakte të tilla, historiografia bashkëkohore flet mbi rezistencën e shoqëri së dardane ndaj helenizimit, 15 gjë që nuk ngjet me fqinjët e tyre jugorë, ndonëse, i njëjti autor, më vonë e vë në dyshim këtë rezistencë.
Në pjesën më të madhe të Maqedonisë së sotme kjo periodë nënkupton helenizimin e tërësishëm të kulturës materiale.17 Dukuri të tilla vërehen dhe në qeramikën lokale thrake, 18 ndërsa në territo rin e Glasincit, që nga fundi i shekullit V – I p.e.s., së bashku me cilat konsiderohen si punime të mjeshtërve grekë.19 Në trevën c importin atik duken dhe enë të punuara sipas modeleve greke, të Shqipërisë kjo periodë përfshin dukjen e qendrave urbane, të cilat ndikuan në zhvillimin shoqëror, ekonomik e politik të shoqërisë ilire dhe në zgjerimin e marrëdhënieve me botën skllavopronare dhe në zhdukjen e ngadalshme të diferencave territoriale të kulturës materiale. 20 Proceset e zhvilluara në territoret fqinjë ndikuan dukshëm dhe në zhvillimin e shoqërisë dardane. Rezistenca ndaj shtetit te Maqedonisë, për të cilën dëshmojnë autorët antikë, nuk nën kuptonte dhe rezistencën ndaj kulturës helene. Në shkallën e zhvi llimit të tyre, dardanët ishin në gjendje të pranonin ndikime, po të njejtat dhe t’i përshtatin nevojave të tyre. Qëllimi i këtij punimi është pasqyrimi i disa karakteristikave, të panjohura gjer tani, të kulturës materiale dardane nga territori qendror i tyre.
Shkëputur nga: Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike XIII 1983 /Trungu & InforCulture.info
F. Papazoglu, Srednjebalkanska plemena u predrimsko doba , Sa rajevo , 1969 , f . 105 . Iliret dhe Iliria te autorët antikë , Tiranë , 1965 ( më tej Burimet ) . F. Papazoglu , vep . cit . , f . 146 .. Po ajo , f . 130 . 1 Burimet , f . 130 . F. Papazoglu , vep . cit . f . 151 . Peripla , M. Suić , Gdje se nalazilo jezero iz 24 poglavlja Pseudo Skilaksov Glasnik Zemaljskog Muzeja 8 , Sarajevo , 1953 , f . 111 e më tej 1 F. Papaz oglu , vep . cit . , f . 152 , 155 . të cilët n lindje janë në kufi me medët , fis thrak ” . Burimet , f . 155 : Dardanë janë edhe galabrët … , edhe thunate
16 12 F. Papazoglu , vep . cit ., f . 202 . 13 Z. Mirdita , Mbi prejardhjen e Dardanëve , Gjurmime Albanologjike seria e shken . hist . II , Prishtinë , 1974 . ilir 14 R. Katičić , Savremena istraživanja o jeziku starosjedelad skih provincija , Simp . o teritorija lnoj i hronološkoj razgraničenosti ilira u praistorijsko doba , Sarajevo , 1964. f . 22 . 15 F. Papazoglu , Politička organizacija dardanaca u vreme njihove samostalnosti , Simp . o ilirima u antičko doba , knj . 2 , Sarajevo , 1967 , f . 14 . 16 F. Papazoglu , Srednjebalkanska plemena , t. 368.