Macja Oliver është bërë virale në rrjetet sociale pas aventurës së fundit. Gjegjësisht, macja ka humbur gjatë shpërnguljes në muajin maj të këtij viti.

Ndërsa ata po bënin paketimin, ai disi doli në verandën e përparme dhe luajti me qenin e familjes. “Ajo ishte hera e fundit që e pashë Oliverin”, tha pronarja Haile Kutscher.

Pronarët shpresonin ta gjenin, “Ende nuk e kemi përfunduar shitjen e shtëpisë, e kemi zbraz dhe javën e parë e kemi vizituar vazhdimisht pronën, i kemi lënë ushqim dhe e kemi thirrur”.

Kur shtëpia u shit përfundimisht në muajin korrik, familja ua shpjegoi situatën pronarëve të rinj dhe u kërkoi atyre që t’i njoftonin në rast se Oliveri do të shfaqej.

“Ne ende shpresonim se ndoshta ai do të shfaqej”, tha Haile. Macja Oliver vërtet u shfaq dy muaj më vonë, por jo në vendndodhjen e shtëpisë së vjetër, por në oborrin e të resë ku u shpërngulën duke kaluar 64 kilometra.

“Burri im shikoi nga oborri i komshiut dhe pa një mace portokalli të ulur në shkallët. Ai u kthye nga unë dhe më tha se i ngjante Oliverit”, rrëfen pronari.

Momentin e ribashkimit pronari Haila e ka cilësuar si skenë nga filmi, “Dola me vrap nga dera e pasme e shtëpisë, më pa që po vija dhe filloi të vraponte drejt meje, vrapuam drejt njëri-tjetrit, dukej si skenë lëvizjeje nga një film. Më la që ta merrja. Ishte ai. Ai kishte të njëjtin gjerdan”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here