Modeli pritet të përshkojë 2.6 milionë kilometra testime
Duket se nuk ka pushim për drejtuesit e testimit dhe inxhinierët në kompaninë britanike të veturave nën kujdesin e BMË-së, të cilët po testojnë/zhvillojnë Rolls-Roycein e parë të fuqizuar vetëm me motorë elektrikë.
Me njoftimin e mëhershëm se modeli i prodhimit do të jetë gati në fund të vitit të ardhshëm, RR ka kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha punimet në modelin me energji elektrike që do të përshkojë rreth 2.6 milionë kilometra testime në kushte të ndryshme klimatike.
Prototipi i testimit deri më tani ka përshkuar 625 mijë kilometra.
Rolls-Royce nuk zbuloi shumë detaje teknike për modelin e parë elektrik ultraluksoz, dyert e të cilit janë 1.5 metra të gjatA.
Tv Klan