6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KURIOZITETE Qyteti që jeton në buzë të gropës gjigante të diamanteve

Qyteti që jeton në buzë të gropës gjigante të diamanteve

Qyteti i Mirny në Lindjen e Largët të Rusisë ka vetëm një atraksion, një gropë të pabesueshme pranë tij, aq e madhe sa mund të shihet edhe nga hapësira.

Mirny gjendet në rajonin më të shkretë të vendit Jakutia, i cili ka më pak se 1 milion banorë. Vetë qyteti ka rreth 35,000 banorë, dhe kjo është vetëm për një arsye, miniera e dimantëve. Kjo e fundit është dhe vetë arsyeja e ndërtimit të qytetit.

Gurorja e tij ‘Mir’ (qe do te thotë ‘Paqe’) mburret me një prej depozitave më të mëdha të diamanteve në botë. Ajo është e thellë 525 metra dhe 1,2 kilometra në diametër.

Gropa e hapur nga njeriu është vërtet impresionuese.

Legjenda thotë se një dhelpër ndihmoi që njerëzit të zbulonin fillimisht diamantet.

Kafsha kishte gërmuar një gropë në një pemë, rrënjët e së cilës kishin dalë jashtë prej rrëshqitjes së dheut.

Në qershor 1955, gjeologët që kërkonin për kimberlit (një variete e diamantit) vërejtën një nuancë të çuditshem të tokës së gërmuar nga dhelpra.

Ata bënë analizat dhe zbuluan se guri ishte në fakt kimberlit.

Po atë vit u hap vendbanimi i parë i njerëzve në zonë dhe në disa vjet vendi fitoi statusin e qytetit.

Pajisjet e gërrmimit duhet të zhvendoseshin 3,000 kilometra në terrenin e vështirë, por gjithsesi popullsia e Mirny brenda 10-12 vjetësh u katërfishua.

Pas 50 vjet gërmimesh grupa e kërkimit kishte arritur përmasat e sotme masive.

Nga viti 1957 deri në fund të viteve1990-të, rreth 17 miliardë dollare në vlerë diamantesh ishin nxjerrë prej saj.

Gropa gjigante ka një rrugë në formë spiraleje prej tetë kilometrash prej fundit te saj deri ne siperfaqe, ku kalojnë mjetet dhe ngarkesat.

Por në vitin 2017 një tragjedi goditi impjantin. Uji i mbledhur në fund të gropës përmbyti minierën teksa njerëzit ishin brenda. Deri atëherë impjanti ishte zgjedhuar edhe brenda tokës dhe aksidenti bllokoi në galeri 1,512 persona.

Shumica e tyre u nxorrën shëndoshë por tetë u shpallën të vdekur pasi nuk u gjetën kurrë.

Ajo që është më impresionuese për Mirny është fakti se sa afër gropës gjendet qyteti. Në disa prej fotove duket se shtëpitë janë ndërtuar mu në buzë të saj, raporton Top Channel.

Por banorët thonë se frika e rrëshkitjes së dheut nuk është fare ne mendjen e tyre.

“Jeta në gurore nuk është shumë e vështirë, janë vetëm fotot që në kënde të caktuara e bëjnë të duket të frikshme”, thotë një nga vendasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments