Ky diamant i rrallë rozë, me peshë 34 gram, mendohet të jetë më i madhi i zbuluar në 300 vitet e fundit, raporton BBC.

Guri 170 karatësh ka marrë emrin “Trëndafili Lulo”, sipas minierës në Angola ku u gjet.

Besohet të jetë diamanti më i madh rozë i nxjerrë që nga Daria-i-Noor 185 karatësh, i cili u pre nga një gur më i madh dhe tani është ndër bizhuteritë e kurorës iraniane.

Ky është diamanti i pestë më i madh i gjetur nga miniera Lulo, një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë australiane Lucapa Diamond dhe qeverisë së Angolës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here