Nga Ilir Seci

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti I cili kishte lindur aty…

Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?… Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…
Kërshëria më shtyu të kërkoj me gjatë dhe nga kërkimet mësova se Hualpen është një qytet në jug të Kilit, është pjesë e Provincës Concepción, Regjionit të Bio Bio… Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vëne ashtu sepse të parët ata që themeluan qytetin kishin qenë emigrantë që kanë ardhur nga disa shtete europiane dhe emrat i kane vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët!… Sipas historikut të qytetit emigrantët thuhet se kishin Anglezë, Skocezë, Francezë, Çekë dhe Jugosllavë… Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “Kryesisht Kroatë”?!… Dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare për emra rrugësh në Hualpen Kili!? Një mister që meriton vemendje studiuesish te mirefilltë besoj!
Eh ne shqiptarët e shkretë! Do kalojnë vite e vite derisa në të mbledhim historinë tonë shqiptare të shkapërdarë copa-copa në të katër anët e globit!… Edhe pse nuk përmenden shqiptarët si komunitet aty në themelimin e qytetit emrat e qyteteve shqiptare flasin vetë duke sheshuar çdo dyshim!?

… Dhe kur mendon njeriu se kete fakt asnjehere nuk na e kane sjelle ata qe kane per detyre te hulumtojne gjera te tilla, pikerisht historianet dhe studiuesit!?… Nuk po o fajesojme per periudhen e izolimit 47 vjecar komunist por ne kete cerek shekulli te drejte udhetimi eshte dashur te dine dicka e ten a sjellin fakte!?E c’rendesi ka kjo mund te thote ndonje skeptik!… ka rendesi e para per faktin se eshte pjese e raporteve qe ka Shqiperia me boten dhe e dyta mosnjohja deshmon edhe njehere paaftesine e studiuesve shqiptare per te bere ate gje te ciles i kane dale zot, domethene studimeve dhe hulumtimeve?!Me te drejte lind pyetja sa fakte tjera, sa deshmi tjera e sa gjetje tjera dergjen hartave te botes ne pritje te zbulimit!?…

Ku paskan qene historianet qe sot po na mburren me te madhe se duan te rishkruajne historine kombetare?!Ku I kane ata gjetjet per te pasuruar trashgimine tone kombetare!… Nje fakt i tille a perben kurrfare rendesie ne kerkimet e tyre?!Hulumtimi dhe kerkimet e metejshme besoj se perbejne interes per shqiptaret ne hapesiren ballkanike me se pari pasi jemi nje komb I cili per me shume se nje shekull ka humbur toka e eshte rrudhur ne kufinjte e vendosur ne vitin 1913 ne Londer.Mos valle ata emigrante ishin ngha ndonje prej debimeve dhe as per tu rregjistruar nuk I lane te rregjistrohen si shqiptare!?… Plot pyetje qe kerkojne pergjigjie per sa kohe qe emrat jane te sakte shqiptare!

Deshmi tjera per emra rrugesh neper perendim kemi plot, ”Rue d’Albanie” ne disa qytete ne France, ”, po ashtu ne Quebec, (Kuebek) Kanada, ka ne Afriken e Jugut ne malmesbury, Cape Town e deri ne Filipinet e largeta!?… Po ashtu ne USA ne disa qytete ka rruge ose avenue te emertuara “Albania”, ”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, me e famshmja eshte nje ne Orlando ne destinacionin turistik numer nje ne bote, sic eshte Disney World!Ne Itali ne disa qytete ka emra shqiptare te rrugeve, ne Rome ka edhe “Piazza Albania”…Ne Angli ne Londer ka rruge me ermrin Shkoder, ”Scutari Road”…

Te gjithe keto te dhena meritojne vemendjen e studiuesve…jane vlera qe deshmojne respektin qe bota ka ndaj nesh!Ne jemi nje komb qe shekujt e fundit ishim shume fatkeqe e njohem pushtime pas pushtimesh!Pas vitit 1944 njohem izolimin me te eger qe eshte pare ndonjehere ne nje vend evropian, izolimin 47 vjecar komunist!Por sic mund ta shohim edhe nga kjo deshmi, nga emrat e rrugeve bota dhe kryesisht perendimi asnjehere nuk na harroi neve!Kujtesa e tyre deshmohet me keto emra ne cdo cep te globit!Perendimi na ka konsideruar gjithmone pjese te veten!Eshte me rendesi te njihet kjo…Sepse me ideologe qe per qellimet e tyre pushtetmbajtese na kane sajuar gjithfare trillimesh historike ne shperdoruam dekada te tera duke kerkuar armiq aty ku kishim miq! /illyriapress

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here