Jahja Drancolli

Si sot, në vitin 1911, arkeologu amerikan Hiram Bingham i sponsorizuar nga Universiteti Yale dhe the National Geographic Society zbulon rrënojat e Machu Picchu, një vendbanim i lashtë i Incave në Peru, i cili tani është një nga destinacionet kryesore turistike në botë. Ndërsa, në vitin 1994, së bashku me një ekip kosovarësh të pasionuar, Ardijan Rusta, pop, rock dhe folk rock këngëtari e kishin eksploruar gjithashtu këtë mrekulli të trashëgimisë kulturore botërore. Në vitin 1983, Machu Picchu u caktua një sit i rëndësishëm i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!
Machu Picchu, vendi i rrënojave të lashta Incase, gjendet rreth 80 km në veriperëndim të Cuzco-s, Peru. Ai është ngritur mbi luginën e lumit Urubamba në një shalë të ngushtë midis dy majave të mprehta – Machu Picchu (“Maja e Vjetër”) dhe Huayna Picchu (“Maja e re”) – në një lartësi prej 2,350 m.
Duke udhëtuar në këmbë dhe me mushka, Bingham dhe ekipi i tij u nisën nga Cuzco në Luginën Urubamba, ku një fshatar vendas u tregoi atyre për disa gërmadha të vendosura në majë të një mali aty pranë. Fshatari e quajti malin Machu Picchu. Vendbanimi ishte ndërtuar ndoshta rreth vitit 1300, por për shkak të izolimit të tij mbeti i fshehur për më shumë se gjashtë shekuj. Qyteti dëshmon për kohën e Perandorisë Inca e cila ishte jashtëzakonisht e madhe. Pas pushtimit të territorit, Incasit e fuqishëm ndërtuan kanale ujitjeje dhe sisteme rrugësh të shtruara, fortifikata, tempuj dhe ndërtesa monumentale prej guri. Sot, arkeologët besojnë se Machu Picchu nuk ishte një qytet në kuptimin klasik, sepse në të nuk u gjetën mbetje të administrimit burokratik, tregtisë ose të fortifikimeve ushtarake. Ajo ka të ngjarë se është ndërtuar si një pasuri perandorake dhe strehim fetar ose si një qytet i fshehtë ceremonial. Mbetjet e Machu Picchu zbulojnë stilin Perandorak të Incasve siç mund të gjenden në vendet e tjera të shtetit dikur më të madhit të Botës së Re para ardhjes së europianëve. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të vendosura në tarraca dhe rregulluar rreth një sheshi të madh qendror. Ka edhe tarraca jashtë zonës së populluar që kanë kanale ujitje. Në një kodër në qendër të qytetit është një monolit graniti, mbase një altar, karakteristik i Incasve, dhe mbase edhe një vëzhgues. Muret e Machu Picchu ishin ndërtuar nga blloqe të mëdha guri, gjë që është interesante sepse dihet që Incasit nuk dinin për rrotën dhe mjetet prej hekuri, dhe nga analiza zbulohej se blloqet ishin prerë në mënyrë të përkryer në guroret dhe se puna e mbarimit ishte bërë në vendin e ndërtimit. Machu Picchu duket se ishte braktisur edhe para pushtimit spanjoll të Perandorisë Incas, dhe sipas një teorie, banorët u goditën nga sifilizi që vinte nga Europa, dhe shkatërrimi u përfundua nga një luftë qytetare!
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=2cnjMGAF6MI
https://www.youtube.com/watch?v=AjVOGx-FVVU
https://www.britannica.com/place/Machu-Picchu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here