Sa herë që kemi fryrje barku priremi të mendojmë se kjo gjë vjen nga teprimi me ushqimin, por jo gjithmonë ndodh kështu. Sipas një studimi të ri, të kryer nga ”Target Ovarian Cancer”, 50% e grave që vuajnë nga kanceri i vezores kanë fryrje barku dhe për fat të keq nuk kërkojnë ndihmë mjekësore që në fillim pasi e konsiderojnë simptomë të padëmshme.

“Gratë nuk duhet të rrezikojnë jetët e tyre duke injoruar simptomat e kancerit të vezores. Nëse gratë i dinë simptomat e kancerit të vezores, si ndjesia e vazhdueshme e fryrjes së barkut, dhe mund ta diagnostikojnë këtë sëmundje në kohë, mund të shpëtohen shumë jetë njerëzish”, thotë drejtoresha ekzekutive e organizatës “Target Ovarian Cancer”, Annwen Jones.

Përveç fryrjes së barkut, ka një sërë simptomash të tjera që mund të paralajmërojnë për kancer të vezores. Tri më kryesoret janë:

1.Nevoja për të urinuar shpesh
2.Dhimbje në pjesën abdominale ose në legen
3.Mungesa e oreksit ose ndjesia e ngopjes së menjëhershme
Nëse i keni këto simptoma, do të ishte mirë të bënit një vizitë tek mjeku. Mund të mos jetë asgjë serioze, megjithatë më mirë të jeni të sigurt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here