Fragment nga “Eneida” (dorëshkrim i shekullit të IV), kryevepra e shkrimtarit romako – etrusk Publio Virgilio Marone (70 p.e.s – 19 p.e.s). Në vargjet e Eneidës e konsideruar ndër shekuj si “Iliada” e gjuhës latine, rrëfehet historia e prijësit trojan Enea, i cili, mbasi përpiqet të përballet me ushtrinë e Akejve që ndërkohë ishin futur në qytet, së fundmi, i pashpresë, teksa shesh flakët që po digjnin Trojën, vendos të braktisi atdheun për të gjetur një të ri, tutje, larg, diku në perëndim…


(libri II, vargjet 635 – 645)

Por, kur pragun e shtëpisë time të moçme kalova,
aty, im atë, i pari ndër ta, që doja të shpëtoja,
dhe në male, larg Trojës që po digjej, ta shpija,
kundërshtoi të jetonte.
Të braktiste atdheun, për të mërguar përtej detit,
jo, nuk donte.
“Ju! Ju që mbartni në trup forcën e rinis, duhet të shkoni, të shpëtoni.
Nëse qielli për mua një jetë më të gjatë do të dëshironte,
timen shtëpi, atdheun tim, do ta mbronte.
Tashmë, këtu, si të kisha vdekur,
pres nga ju, fjalët e lamtumirës që i thuhen të vdekurve”,
kështu më tha pa lëvizur aspak…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here