Gaius Julius Caesar (13 korrik 101 Para Krishtit – 15 mars 44 para Krishtit):
“Nëse ke ndërmend të thyesh ligjin, thyeje vetëm për të marrë pushtetin.”
“Në fund të fundit, është shumë e vështirë të mos bëhesh ai që njerëzit mendojnë se je. ”
“Më mirë të jem i pari në një katund, se sa i dyti në Romë.”
“Më pëlqen tradhtia, por i urrej tradhtarët.”
“Nëse tregojmë mëshirë ndaj të humburve, jemi dy herë fitimtarë.”
“Armiku yt më i madh mund të fshihet në vendin më të fundit ku ti beson se mund të fshihet ndokush.”
“Cila është vdekja më e pëlqyeshme nga gjitha të tjerat? Vdekja e papritur.”
“Përvoja është mësuesja e të gjitha gjërave.”
“Askush nuk është aq trim, sa të mos shqetësohet nga diçka që ndodh papritmas.”
“Më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës.”
“Është më e lehtë të gjesh njerëz që janë gati të japin jetën për ty, se sa të gjesh njerëz që janë gati të përballojnë vuajtjet me durim.”
“Në përgjithësi njerëzit frikësohen më tepër nga ajo që nuk shohin se sa nga ajo që shohin.”
“Asnjë muzikë nuk është më tërheqëse për veshin tim sa kërkesat e miqve të mi dhe lutjet e njerëzve që kanë nevojë për mua.”
“Nëse dështoj, dështoj ngaqë kam tepër krenari dhe ambicie.”
“Frikacaku vdes njëmijë herë. Trimi vdes vetëm një herë.”
“Zari u hodh. (Alea iacta est – shprehje e famshme, thënë nga Cezari në bregun e lumit Rubikon, më 13 janar të vitit 49 Para Krishtit, shprehje e cila nënkuptonte se tashmë qe marrë vendimi për të marshuar drejt Romës.)”
“Erdha, pashë, fitova. (Veni vidi vici).”