Epopeja e Arbërisë së Vogël
Sikur sot, para 98 vitesh, më 15 Korrik 1924, dy mijë forca të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, të armatosur rëndë, edhe me topa, rrethuan tri fshatrat e Arbërisë së lirë: Galicën, Mikushnicën e Lubovecin.
Në këtë betejë të pa barabartë, pas një qëndrese mbinjerëzore, ranë për të mos vdekur kurrë Azem Bejtë -Galica me 82 bashkëluftëtar.
Sot komuna Vushtrri e Skenderaj, nuk organizuan asnjë homazh, asnjë vizitë. Asnjë lule nga institucionet, në shenjë respekti për këta burra e gra, të rënë heroikisht në luftë me ushtrinë serbe.
Në këtë datë dhimbje e krenarie, për vizitë e homazhe, Galica hapë derë në Kullën e Azem Bejtë Galicës.