Si sot, më 3 korrik 1881 ndahet nga jeta Hasan Tahsini, astronom, matematikan dhe filozof shqiptar.

Hasan Tahsini njihet si rektori i parë i Universitetit të Stambollit ku ushtroi dhe mësimdhënien e tre lëndëve, astronomi,filozofi dhe matematicienin.
Tahsini shkroi gjatë jetës së tij disa vepra të rëndësishme shkencore në astronomi dhe psikologji.
Ndërthurja e besimit fetar me shkencën, ishte e papranueshme për botëkuptimin fetar të shtetit osman. Kjo bëri që ta largojnë nga Universiteti i Stambollit duke mos i lejuar më mësimdhënien.
Hasan Tahsini ishte njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Bashkëpunoj me rilindasin tjetër S. Frashëri me të cilin u përpoq të krijonte dhe një alfabet shqip.
Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19.
Foto: portreti i Hasan Tahsinit
Dokumenti: pjesë nga libri “Bazat e kozmografisë” e Hasan Tahsinit.

ArkivatKujtojnë

ArkivatFrymëzojn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here