Boa dhe gjarpërinj të tjerë që ‘përqafojnë’ prenë e tyre në mënyrë vdekjeprurëse, nuk ushtrojnë presion vetëm në të, por edhe në mushkëritë e tyre. Një studim i ri ka zbuluar si këta zvarranikë përdorin një metodë të sofistikuar frymëmarrjeje për të mos mbytur veten gjatë vaktit.

Ndryshe nga gjitarët që përdorin diafragmën, gjarpërinjtë aktivizojnë një mori muskujsh që ndodhen përgjatë kafazit të tyre të kraharorit. Por mbytja e një preje i kufizon këta muskuj ndaj shkencëtarët janë ndodhur shpesh përpara pyetjes si ia dalin të mbijetojnë në një situatë të tillë.

Boa mund të lëvizë muskuj individualë të brinjëve në çfarëdo zone të kraharorit që është e lirë. Kështu, pjesë të vogla të mushkërisë funkSionojnë si pompa, duke thithur ajrIn nga zonat e bllokuara për të furnizuar trupin me sa më shumë oksigjen është e mundur.

Studiuesit vendosën unaza enësh gjaku në pjesë të ndryshme të disa gjarpërinjve boa për të ndaluar zgjerimin e pjesëve të caktuara të kraharorit të tyre. më pas, ata matën frymëmarrjen e tyre përmes disa maskave të vendosura në turirin e zvarranikëve, të cilët nuk e pëlqyen shumë idenë.

Grafitë dhe aktiviteti elektrik treguan qartë se si gjarpërinjtë ia dilnin të furnizoheshin me oksigjen të mjaftueshëm, edhe pse të kufizuar nga unazat. Impulset nervore ishin të aktivizuara strategjikisht në muskuj specifikë të zonave të lira.

Gjarpërinjtë as nuk përpiqeshin të merrnin frymë me muskujt e bllokuar, por përdornin vetëm ata  që mund të lëviznin. Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur përgjigjen e saktë se si këta zvarranikë gjakftohtë mund të gëlltisin kafshë të mëdha./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here