Qentë kanë jetuar përkrah njerëzve me mijëra vite. Megjithatë, pavarësisht se ne mund të hamendësojmë se si janë dukur ata në fillim, ne shumë lehtë mund t’i krahasojmë ata me qentë që kanë jetuar një shekull më parë.
Në një kohë shumë të shkurtë, disa raca të qenve kanë ndryshuar për shkak të ndikimit njerëzor, transmeton Telegrafi.
Disa nga ta janë bërë më të mirë, e disa jo edhe aq!
Bulldog-i anglez
Ky qen është bërë më masiv dhe më i mbushur. Gjoksi është zgjeruar, këmbët janë bërë më të shkurtra dhe fytyra tani është më e rrafshët. Veç kësaj, Bulldog-i ka edhe më shumë lëkurë në trup, por fatkeqësisht bulldogët modern vuajnë nga një numër i madh i problemeve shëndetësore dhe jetëgjatësia mesatare e këtij qeni është gjashtë vite.
Boxer
Ky qen tani ka fytyrë më të shkurtër dhe të kthyer lart. Veç kësaj, tek kjo racë kanë ndryshuar pak edhe proporcionet e trupit.
Bull Terrier
Sot, këta qen kanë një formë krejt ndryshe të kafkës – fytyra është më e shkurt dhe mjekra më e madhe, ndërsa trupat tani janë më të vogël.
Doberman Pinscher
Dobermanët janë bërë më pak masivë sesa që kanë qenë dhe koka e tyre është më e lëmuar. Veç kësaj, ata nuk janë aq agresivë sa ishin vite më parë.
German Shepherd
Qentë e famshëm të përdorur më së shumti në polici, janë bërë më të mëdhenj dhe leshi i tyre është më i gjatë dhe më i trashë. Ndryshime ka pësuar edhe skeleti i tyre, ku janë më të ulët dhe gjoksin e kanë më të gjerë.
Rottweiler
Rottweilerët modern kanë ngjyrë të zezë me pika ngjyrë kafe të definuara mirë në fytyrë, mollëza, poshtë syve, në pjesën e poshtme të gjoksit dhe në këmbë. /Telegrafi/