Ekzistenca e UFO-ve u rikthye sërish pak javë më parë pasi Senati amerikan deklaroi se do të jepet detaje të forta lidhur me këtë mister të madh që ka shoqëruar njerëzimin përgjatë gjithë këtyre viteve.

Pore a ekzistojnë UFO-t?

Dhe kush më mirë se ish-presidenti Amerikan, Bill Clinton, mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje, pasi ai ka qenë njeriu më i fuqishëm në planet për 8 vite.

Duke folur për “The Late Late Show”, Clinton u pyet për “Zonën 51” për të cilën janë bërë shpesh edhe shumë filma, ku ju kërkua informacion se çfarë fshihet në të vërtetë aty.

“Oh sikur të flisja për këtë”, ka qenë përgjigja e parë e Clinton.

Më pas shtoi se ai kishte dërguar agjentë në “Zonën 51”, si dhe ka kontaktuar vetë me shkencëtarët që janë marrë me studimet, por theksoi se edhe ata vetë kanë paqartësi mes tyre.

Sipas Clinton, 95% e shkencëtarëve konfirmojnë se në Univers ka edhe jetë të tjera, përveçse në Tokë.

“Ne bëmë çdo përpjekje për të mësuar rreth Roswell dhe gjithashtu dërguam njerëz në Zonën 51 për t’u siguruar që nuk kishte alienë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here