Ky rrethrrotullim mbi ujë u hap në fund të vitit 2015 dhe realizimi i të gjithë projektit kushtoi 9.5 milionë euro. Ura e quajtur Laguna Garzón lidh qytetet Maldonado dhe Roça dhe ka një funksion edhe më të rëndësishëm.

Arkitekti Rafael Vinoli donte t’u siguronte shoferëve një pamje të bukur, dhe këmbësorëve hapësirë ​​për të lëvizur. Megjithatë, funksioni më i rëndësishëm i urës është rritja e sigurisë në trafik, sepse forma e saj i detyron shoferët të ulin shpejtësinë e tyre.

Për ndërtimin janë përdorur 450 tonë çelik, 40 mijë metra kabllo dhe 3500 metra kub beton. Puna zgjati pak më shumë se një vit. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here