Hyn në fazën e fundit të restaurimit, në muzeun e Meksikës
Muzeu Kombëtar i Antropologjisë i Meksikës hyri në fazën e fundit të restaurimit të një Frize para-hispanike Maja pasi u grabit dhe u pre në vitet 1960. Friza me një gjerësi prej 8 metrash dhe një lartësi mbi 2 metra, po ndërmerr fazën e tretë dhe të fundit të një projekti konservues, i cili ka nisur katër vite më parë.
Restauruesit synojnë të rivendosin versionin para grabitjes së frizës pasi trafikantët ndryshuan pigmentimin e tij me polimerin Moëilith.
Sipas studiuesve, vepra artistike e Majave vjen nga një vend i quajtur “Placeres” (Kënaqësi) përpara se të grabitej dhe të zhvendosej në Nju Jork në vitin 1968, kur një bandë ndërkombëtare trafikantësh veprash arti e theu atë në 48 pjesë dhe i dërgoi në Shtetet e Bashkuara.
Vepra iu ofrua Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, por drejtori i atëhershëm, Thomas Hoving, ia raportoi atë menaxherit të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë, Ignacio Bernal. Më në fund, 48 fragmentet u kthyen në Meksikë në 1969.
Friza daton nga viti 450-600 pas Krishtit. Aty shfaqet një guvernator të rrethuar nga dy pleq që e shpërblejnë atë me fuqi ose simbole të fertilitetit.
Klan News