Në fshatin Sfillare e poshtme për 360 vjet me rradhë, banorëve të këtij vendbanimi ende ju shërben mulliri i familjes Murati. Nga kjo familje për tv Klan thonë se mullirin e ruajn amanet nga stërgjyshërit.

Ky mulli mbi 360 vjeçar i vjeter, dikur u shërbente jo vetëm banorëve të fshatit Sfillare e Poshtme por edhe banorëve të shumë fshatrave të tjera përreth, përcjellë KlanMacedonia.

E sot i shërben historisë dhe kujtimeve të fëmijërisë së Muhamed Muratit, i cili ende e ruan dhe kujdeset për amanetin e trashëguar brez pas brezi.

Muhamed Murati – pronar i mullirit

Sa i vjeter është ky mulli?

Siç thoshte baba im është 360 vjeç,

360 vite i ka shërbyer fshatit tuaj!

Por jo vetëm këti fshati por i ka shërbyer edhe një fshati të banuar me maqedonas të quajtur Kuçkovë, Sfillares së Epërme, Rahçes, Radushes.

Dikur ky mulli ka ushqyer shumë fshatra e sot a funksionon ky mulli?

“Po funksionon ende dhe dua që të funksionoje edhe pse nuk ka misër për te bluar por dua që ta mba për qefin tim. Vetem po të mund të folnin gurët e këtiј mulliri, do të mund të tregonin vuajtjet dhe kohët e vështira neper të cilat ka kaluar ky popull”

Por Muhamedi sot i kujton vetëm kujtimet e mira, tershanën që është bluar për të bërë bakllavanë e festes së Bajramit.

“Po punonim, si fëmi na linin të punojmë sepse prinderit shkonin në punë e na e linin neve mullirin të kujdesemi”

“Blunim Grurë, misër, tershanë me se shumti kur vinte dita e bajramit e mba mend se e blunim për bakllavë.” – tha Muhamed Murati, pronar i mullirit.

Ndonëse sot rrallëherë e hap derën e mullirit, vetëm për të bluar misër për bagerdarë, Muhamedi i mban gjithmonë me vete çelësat e mullirit të trashëguar dhe do t’ia dhuroje pasardhësit të tij për ta ruajtur këtë amanet shumëvjeçar. /KlanMacedonia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here