Një legjendë, në një fshat afër Therandës (Suhareka), tregohet kështu: Në atë kohë në këtë vend, u zhvilluan dy dasma.
Tradita jonë ishte që nusja të merrej me krushqi. Por qëlloi të bëheshin dy dasma në një ditë. Krushqit e të dy dasmave arritën në qendër të fshatit në të njëjtën kohë, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.
Pas shumë bisedash dhe reagimesh nga të dy palët, u përdorën edhe armët. Pothuajse, u vranë të gjithë dasmorët. Vetëm nuset shpëtuan.
Sipas legjendës, nuset ishin të hipura mbi kuaj, dhe nga momenti kur u përdorën armët dhe kafshët u trembën dhe u larguan së bashku me nuset e reja.