Vullkani nënujor Tonga në Zelandën e Re i cili pati një shpërthim spektakolar në Janar vazhdon të jetë ende në gjendjen e tij të mëparshme.
Një skuadër gjeologësh ujorë sapo ka përfunduar procesin e hartëzimit të shtratit të detit, që mendohej se mund të ishte çarë më dysh nga egërsia e shpërthimit. Por struktura e vullkanit nuk ka ndryshuar shumë pavarësisht depozitimit masiv të hirit dhe zhvendosjes së sedimenteve.
Kjo është e habitshme sepse Tonga regjistroi shpërthimin më të madh atmosferik në planet që prej një shekulli. Forca e tij gjeneroi cunami përgjatë Paqësorit dhe baseneve të tjera oqeanike në glob. Madje, shkaktoi re mbi Britaninë e Madhe, e cila ndodhet 16.500 km larg tij. Fatmirësisht, shkaktoi shumë pak humbje njerëzore.
Të paktën 6-7 km kub hi dhe gurë janë shtuar në shtratin e detit që rrethon Tonga-n. Këto rrjedhje të zjarrta dhe mbetje ishin shkaktarët kryesorë të cunameve që përfshinë ishujt përreth./tvklan.al