6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KËSHILLA Uji i gazuar është i shëndetshëm apo i dëmshëm? Si ndikon në...

Uji i gazuar është i shëndetshëm apo i dëmshëm? Si ndikon në shëndetin e kockave, të zemrës dhe të dhëmbëve..Flasin ekspertët

Uji i gazuar është një kombinim i ujit dhe dioksidit të karbonit nën presion. Natriumi dhe mineralet e tjera shtohen më pas.

Dioksidi i karbonit dhe uji reagojnë kimikisht për të prodhuar acid karbonik, një acid të dobët. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në gojë, e cila mund të jetë irrituese ose e këndshme. pH i ujit të gazuar është 3-4, pra është paksa acid. Sidoqoftë, pirja e ujit të gazuar nuk e bën trupin më acid. Veshkat dhe mushkëritë heqin dioksidin e karbonit të tepërt.

A ndikon te shëndeti i dhëmbëve?

Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me ujin e gazuar është efekti i tij në dhëmbë, pasi smalti është i ekspozuar drejtpërdrejt në acid. Ka shumë pak hulumtime për këtë temë, por një studim zbuloi se uji mineral me gaz dëmton smaltin vetëm pak më shumë sesa uji pa gaz. Në një tjetër studim, pijet e gazuara treguan potencial të fortë për të shkatërruar smaltin – por vetëm nëse ato përmbajnë sheqer.

Në fakt, një pije e ëmbël jo e gazuar është më e dëmshme se një pije e gazuar pa sheqer. Një përmbledhje e disa studimeve zbuloi se kombinimi i sheqerit dhe karbonizimit mund të çojë në prishje të dhëmbëve.

Sidoqoftë, uji i gazuar i thjeshtë duket se paraqet pak rrezik për shëndetin e dhëmbëve. Vetëm llojet e sheqerit janë të dëmshëm.

A ndikon uji i gazuar në shëndetin e kockave?

Shumë njerëz besojnë se pijet e gazuara janë të dëmshme për kockat për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të acidit. Sidoqoftë, hulumtimet sugjerojnë që nuk ka rrezik, të paktën për ujin e gazuar, pasi për pijet e tjera të gazuara studimet thonë se ndikojnë negativisht te kockat.

A ndikon në shëndetin e zemrës?

Kërkimet sugjerojnë se uji i gazuar mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, megjithëse provat janë shumë të kufizuara.

Studimet tregojnë se uji i gazuar nuk është i dëmshëm. Nëse ju shijon, pijeni. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm për të lexuar përbërësit në lidhje me sheqerin e shtuar apo kripën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments