6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Dita Ndërkombëtare e Muzeut: Republika e Serbisë duhet ta kthejë sa më...

Dita Ndërkombëtare e Muzeut: Republika e Serbisë duhet ta kthejë sa më parë thesarin e grabitur të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës!

Jahja Drancolli

Sot, 18 maji, shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeut: Republika e Serbisë duhet ta kthejë sa më parë thesarin e grabitur të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës!
Aktualisht, edhe sot, Republika e Kosovës duhet të shtojë fushatën e saj për të siguruar kthimin e objekteve të rëndësishme kulturore që u grabitën jo vetëm nga Muzeu i Kosovës, veçanërisht gjatë viteve 1989-1999, të cilat edhe sot mbahen në Beograd. Koleksioni i grabitur përmban rreth 677 objekte të luajtshme arkeologjike, të cilat sipas Republikës së Serbisë janë “huazuar” nga Galeria e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë (Galeria SANU) në vitin 1999 për ekspozitën “Arheološko blago Kosova i Metohije” (“Thesari Arkeologjik i Kosovës”), si si dhe 571 artefakte etnologjike. Përveç kësaj, një numër i madh i objekteve janë plaçkitur nga muzetë e qyteteve të tjera të Kosovës.
Dihet nga historia se grabitja e një trashëgimie kulturore kombëtare synon mohimin e identitetit të një kombi, si dhe lëndimin e shpirtit të tij duke i hequr mundësinë e shprehjes së identitetit kulturor – kombëtar. Megjithatë, edhe ata që kanë grabitur thesarin kulturor, i cili përcakton identitetin kombëtar të të tjerëve, duhet të merren ende me ligje ndërkombëtare që i referohen jo vetëm mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, por edhe ligjeve që i referohen rrezikimit të një komuniteti të caktuar shoqëror. Madje, kjo grabitje e thesarit muzeal të Kosovës nga Serbia, përveç objektivit për t’ia hequr Kosovës ndjenjën e identitetit kombëtar, kishte për qëllim përvetësimin e trashëgimisë historike të tjetrit për të treguar dominimin e saj (serb) mbi vazhdimësinë iliro-arbëror-shqiptar të zhvilluar ndër shekuj në hapësirën e Kosovës, ky rast unik në botë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments