Nga Jahja Drancolli
Ndërhyrje të paligjshme gjatë konservimit dhe restaurimit të Patriarkanës së Pejës (2006-2008): Ndërhyrja në fasadën e kompleksit, vendosja e tubacioneve të ujit në pjesët më vitale të enterierit të kompleksit ku ruhen afresket përfaqësuese të kultit, bllokimi i dritarës romanike së bashku me afreskun, etj. Patrikana e Pejës, e ndërtuar tërësisht me gurë vendas dhe mjeshtër vendas nga shekujt IV-VI për të marrë formën e saj të sotme gjatë shekujve XIII-XIV. Ky monument kulture është vendosur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!
Patrikana e Pejës, e ndërtuar tërësisht me gurë vendas dhe mjeshtër vendas nga shekujt IV-VI për të marrë formën e saj të sotme gjatë shekujve XIII-XIV. Ky monument kulture është vendosur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në vitet 2006-2008, përmes një “projekti” të realizuar nga Zyra e Republikës së Serbisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, është bërë gjoja një ndërhyrje konservuese dhe restauruese në kompelsin e patrikanës. Megjithatë, objektivi kryesor i restaurimit dhe konservimit ka qenë ndërhyrja në fasadën e kompleksit të Patrikanës së Pejës, por nuk janë kursyer as afresket, dritaret dhe portat. Sipas burimeve që kemi, duhet theksuar se në shekujt XVI-XVII, kur është bërë ndërhyrja e parë në kishën e Shën Dhimitrit dhe në kapelën e Shën Nikollës, në kishën e Patrikanës së Pejës, fasadat e tyre kanë mbetur të paprekura, përkatësisht nuk janë suvatuar, dmth. origjinaliteti është ruajtur nga shekujt e mëparshëm kur u ndërtuan këto kisha. Gjithashtu, pjesët hyrëse (paripratos) të kishave të kompleksit të Patrikanës, të quajtura hyrja e Danielit (Danilit), nuk janë suvatuar. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, qëllimi i drejtuesit të “projektit të konservimit dhe restaurimit”, sado i mbështetur nga politika e asaj kohe, ishte t’i tregonte botës se kjo trashëgimi e kultit të krishterë u ndërtua në të njëjtën kohë dhe me stil të njëjtë, dmth. gjatë shek. XIII-XIV, dhe si i tillë i ngjan Manastirit të Zhiçës, prej nga u transferua në Pejë në fund të shek. XIII, selia e Kishës Ortodokse e Rashës. Nga ana tjetër, dihet se në rastin e konservimit dhe restaurimit, në vitet 1931/32, 1938 dhe në vitet ’60 dhe ’70 të shek. XX, këtu janë zbuluar pjesë të monumenteve të kultit paleokristian të shekujve IV-VI, çështje kjo e vërtetuar shkencërisht më shumë se një herë.
Me suvatimet sistematike të kryera në vitet 2006-2008, është bërë shkatërrimi i plotë i shtresave të vjetra dhe atyre të mëvonshme, këto shtresa tashmë janë të vështira për t’u studiuar, pasi janë degraduar pothuajse tërësisht. Edhe këto shtresa antike, pas konservimit dhe restaurimit në vitet 2006-2008 e kanë humbur mundësinë e prezantimit, një çështje pothuajse parësore për trashëgiminë kulturore.