6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KËSHILLA Ushqimi si ilaç – çka thotë shkenca?

Ushqimi si ilaç – çka thotë shkenca?

Fakti që ushqimi mund të ndikojë në shëndetin e një individi është pranuar edhe nga ekspertët e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

Njerëzit që konsumojnë ushqim të shëndetshëm, kanë më shumë gjasa të kenë një sistem të fortë imunitar, shtatzëni dhe lindje më të sigurt.

E gjithashtu rrezik më të ulët të diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe në përgjithësi të jetojnë më gjatë.

Arsyet për këtë janë të panumërta, komplekse dhe ende të pa kuptuara mirë. Disa kërkime kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të shtuara, yndyra të këqija dhe kripë të tepërt mund të shkaktojë inflamacion kronik.

Inflamacioni kronik është faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera kronike.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me anët pozitive dhe disa anë të cilat mund të kthehen në rrezik, nëse vendosni të përdormi ushqimin për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Ushqimi është ilaç

Kjo vjen si pasojë e njohurive që janë në dispozicion, të cilat tregojnë se ushqimi luan rol të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve.

Termi “ushqimi është ilaç”, në përgjithësi i referohet mënyrës së të ushqyerit me qëllim parandalimin, reduktimin e simptomave ose të kthimit të një sëmundjeje të caktuar.

Ushqimet për të cilat pretendohet se kanë veti medicinale, janë shpesh për shkak të niveleve të larta të vlerave ushqyese.

Kjo mënyrë sfidon edhe metodat mjekësore, që mbështeten kryesisht në teknologjinë mjekësore për të kuruar sëmundjet me barna farmaceutike.

Përfitimet e përdorimit të ushqimit si ilaç

Mund të trajtoni më lehtë disa sëmundje

Terapia mjekësore e konsumit të ushqimeve të shëndetshme, sugjerohet për trajtimin e disa sëmundjeve kronike.

Ky është një demonstrim i qartë i rolit që ushqimi luan në trajtimin e tyre.

Për shembull, shtimi i fibrave dietike në regjimin ushqimor, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat me para-diabet ose diabet.

Duke reduktuar kështu dëmtimin e nervave dhe enëve të gjakut, që shkaktohen nga nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Kjo mund të zvogëlojnë simptomat e sëmundjes dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Ka një kosto efektive për ju dhe sistemin shëndetësor

Prevalenca e sëmundjeve kronike është rritur në mbarë botën, së bashku me të edhe kostot që lidhen me kujdesin shëndetësor.

Përdorimi i “ushqimit si ilaç” mund të reduktojë potencialisht ashpërsinë e sëmundjes, ju mund të blini më pak ilaçe dhe mund të ketë edhe më pak shtrime në spital.

Çfarë mund ta kthejë këtë mënyrë trajtimi në rrezik për shëndetin tuaj?

Të përdorësh ushqimin si ilaç, ka gjithashtu disa të meta, ato mund të jenë:

Nuk është një kurë për të gjitha sëmundjet

Zhvillimi i sëmundjeve kronike vazhdon të jetë kompleks dhe mund t’i atribuohet shkaqeve që nuk lidhen me atë çfarë konsumoni.

Disa faktorë rreziku mund të jenë gjenetika, ekspozimin ndaj toksinave mjedisore ose sëmundjet autoimunitare.

Edhe pse kjo lloj mënyre mund të përmirësojë simptomat dhe të ngadalësojë përparimin e sëmundjes në disa raste, ai nuk duhet të përdoret si një trajtim më vete, por së bashku me terapinë e duhur mjekësore.

Në rrjete sociale qarkullon informacion i pasaktë

Rrjetet sociale janë një burim efektiv i promovimit të shëndetit midis profesionistëve dhe organizatave shëndetësore.

Megjithatë, ato mund të jetë gjithashtu një burim keqinformimi dhe shkëmbimi i informacionit të paverifikueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për terapitë medicinale alternative. Kjo mund të shkaktojë sjellje jo të shëndetshme të të ngrënit.

Ndërveprimet mes medikamenteve-ushqimeve

Është e rëndësishme të merret parasysh se si ushqimet ndërveprojnë me ilaçet.

Sepse ka disa ushqime që mund të përmirësojë ose ndërpresin efektin e një medikamenti në trup.

Një shembull i zakonshëm është lëngu i qitros, të cilin mjekët shpesh këshillojnë të shmanget nëse po merrni një trajtim të caktuar.

Përfundimi

Të përdorësh ushqime të caktuara për të trajtuar disa sëmundje, mund të jetë një koncept në zhvillim në botën perëndimore.

Por shumë kultura në mbarë globin e kanë njohur prej kohësh rolin e ushqimit në shëndet.

Një regjim ushqimor i  pasur me fruta, perime, drithëra, arrorë, fara, proteina pa yndyrë dhe bulmet me pak yndyrë, mund të zvogëlojë rrezikun e lidhur me zhvillimin e sëmundjet kronike.

Megjithatë, kjo nuk është një kurë për të gjithë dhe duhet të përdoret së bashku me trajtimin e duhur mjekësor në rast se vuani nga ndonjë sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments