Një herë e një kohë, një peshkatar ishte duke peshkuar në Liqenin e Ohrit. Në rrjetën e tij kishte kapur një shtojzovalle, e cila po qante dhe i lutej atij ta lëshonte sërish në ujë. Peshktari u magjeps nga bukuria e saj dhe nuk e la të lirë. Ajo luftoi të dilte dhe ja doli, por fatkeqësisht fustani i saj ngeci në rrjetë. Fustani i saj ishte pjesë e trupit dhe nuk mund të notonte dot pa të në ujërat e thella të liqenit. Ajo iu përgjërua peshkatarit që ta t’ja kthente fustanin, por ai refuzoi. Ai e donte marrëzisht atë shtojzovalle dhe vendosi t’i propoznte për martesë, nëse donte ta kishte sërish fustanin e saj. Ajo pranoi dhe ata u martuan. Nga kjo martesë lindën dy fëmijë. Djalin e quajtën Mali i Thatë, ndërsa vajzën Prespa. Ajo ishte një nënë e dashur dhe e përkujdesur, por e ndiente shumë mungesën e botës nënujore prej nga vinte dhe çdo ditë kërkonte fustanin e saj. 

Një ditë, kur peshkatari nuk ishte në shtëpi, ajo e gjeti diku të fshehur, e veshi dhe u zhyt në Liqenin e Ohrit dhe nuk u kthye më. Bija e saj e vogël Prespa qante çdo ditë. Ajo ishte e dëshpëruar dhe askush nuk i ndalonte dot lotët e saj. Vëllai i saj donte ta ndihmonte, kështu që ai u bë i fortë dhe filloi të ndërtonte një mur që të ndalonte lotët e saj. Legjenda tregon se vëllai i saj u bë një Mal i Thatë Shkëmbor që luftonte gjithë kohës të ndalonte lotët e saj. Asnjë bimësi apo pemë nuk mund të rritej në këtë mal. Ndërsa Prespa u mbyt në lotët e saj dhe krijoi Liqenin e Prespës. Ajo vazhdon edhe qan edhe sot, lotët e saj rrjedhin poshtë malit nëpër kanale dhe përfundojnë në Liqenin e Ohrit, atje ku ndodhet nëna e saj. Ka dhe versione të tjera të kësaj legjende ku shtojzovallja e dashur e peshkatarit quhej Lyhnida, ndërsa dy fëmijët e saj quheshin: Enkelej dhe Ohrida. Kjo legjendë është pjesë e trashëgimë së paprekshme të Pogradecit, e cila tregohet brez pas brezi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here