6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home RETROSPEKTIVË “Masakra e Portellës”, kur mafia siciliane vuri dorë mbi arbëreshët

“Masakra e Portellës”, kur mafia siciliane vuri dorë mbi arbëreshët

Sot mbushen 75 vjet, nga ajo ditë e zymtë e 1 Maji, që nisi si një  manifestim pajqësor, por që ngelën të vdekur 11 prej të cilëve shumica arberesh, fëmije, gra burra, dhe 50 të plagosur.

Nga aeroporti “Falcone Borsellino” nisem në dretimin për stacionin e trenit të Palermos, aty ku nisen edhe autobuzat që të çojnë tek Hora Piana degi Albanesi. Distanca nga Palermo në Piana degli albanesi është rreth 24 km. Rruga  është gjithë kthesa, për shak të relievit të saj kodrinor.

Jo shumë largë në Kryqëzimi për në Sciacca, gjendet një urë e lartë, impresionuese, jo për lartësinë e saj,  por për mos mirëmbajtjen dhe rrezikshmërinë që paraqet ajo. Thuhet që kushtet e saj janë fryt i mafjes në Palermo.  Përshkojmë këtët rruga që fatkeqësisht  është degraduar që lë shumë për të dëshiruar dhe ku si për ironi të fatit , rreth 10 km larg shfaqet Portella. Nuk ka stacion, por i them shoferit të ndalojë dhe zbres. Eshtë zonë kodrinore dhe shkëmbore. Të jep idenë sikur të jetë një “sit arkeologjik”.

Portella

1 Maji 1947.

Në 1 Maji Dita e Punëtorëve në shumë vende të botës, përvjetor zyrtar  që festohet në të njëjtën ditë në Itali (që nga viti 1891), në Kubë, Kinë, Meksikë, Brazil, Turqi, në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian por edhe në Shqipëri.

Komuniteti i vogël i Piana degli Albanesi festonte 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, në Portella.

Ishte planifikuar një manifesitim paqeje me pjesëmarrjen e qytezave; Piana degli Albanesi, punëtorët e San Giuseppe Jato  si dhe San Cipirello.

Manifestimi kishte si qëllim  kundër pronësisë së tokave në favor të pushtimit të atyre trojeve të papunuara, por edhe për të festuar fitoren e rëndësishme zgjedhore të arritur më 20 prill të po atij viti, rezultatet e së cilës i bënte fshatarët të etur për një reformë agrare nga Asambleja Rajonale e Siçilisë.

Atë mëngjes të 1 Maji rreth orës 8 e 30, grupi i burrave me kuaj mbrrinin në malin “Maja”, ndërsa grupi i udhëhequr nga Giuliano po ngjitej në malin “Pizzuta”. Nga qytezat  San Giuseppe Jato, San Cipirello dhe Piana degli Albanesi, njerëzit  kishin dalë  nga  shtëpitë e tyre për të manifestuar,  dhe qëndronin në radhë për të arritur në Cippo di Barbato,një monument i vogël që kujton Nicola Barbato, arbëresh, përfaqësues i Fashit sicilian, i cili, në 1893, zgjodhi Portella della Ginestra për të festuar 1 majin. Rreth dy mijë punëtorë në fushën e Horës së Arbëreshëvet, u mblodhën në Portella të Gjineshtrës. Ishin kryesisht fermerë, te lugina se Grykës së Spartavet për të demonstruar kundër landlordismit.

Familje të tëra  kishin marrë pjesë në tubim dhe më pas do ta kalonin ditën së bashku jashtë. Giacomo Schirò, arbëresh, me profesion  këpucar dhe sekretar i seksionit socialist të San Giuseppe Iato, sapo kishte filluar të fliste kur, befas, breshëri mitralozi filluan nga kodrat aty pranë. Të pranishmit i shkëmbyen fillimisht ato të shtëna me shpërthime fishekzjarrësh por shumë shpejt, kur ranë viktimat e para, kuptuan se festa po kthehej në një masakër.

Një skenë dramatike. “Festa pati kështu fundin e saj më tragjik dhe më të papritur. Të frikësuar, të tmerruar, njerëzit filluan të iknin dhe vraponin në kërkim të ndonjë strehe kundër tërbimit të vazhdueshëm dhe të dhunshëm të të shtënave. Britmat e tmerrit, thirrjet për ndihmë, vajtimet, lotët, përgjërimet, mallkimet oshëtinin në luginën.

Salvatore Giuliano, dhe banda e tij mafioze,  atë ditë  lanë të vdekur 11 viktima, shumica e tyre arbëresh, femije, gra burra, si edhe  50 të plagosur. Një nga krimet më të turpshme kundra njërëzve të pafajshëm. Një krim me karakter politik dhe ideollogjik, i cili ka mbetur i pandëshkuar.  Midis tyre, është edhe emri nje vogelueshe, Vincenza La Fata (8 vjece).

Margherita Clesceri – 37 vjeç

Giorgio Cusenza – 42 vjeç 

Giovanni Megna – 18 vjeç

Francesco Vicari – 22 vjeç

Vito Allotta – 19 vjeç

Serafino Lascari – 15 vjeç

Filippo Di Salvo – 48 vjeç

Giuseppe Di Maggio – 13 vjeç

Castrense Intravaia – 18 vjeç

Giovanni Grifò – 12 vjeç

Vincenza La Fata – 8 vjeç

Foto. Momente nga funerali i martirëve arbëresh  të Piana degki albanesi, në masakrën e Portellos.

Nuk e kanë harruar kurrë këtë plagë arbëreshët e Piana degli Albanesi. Ata edhe sot e kujtojnë këtë plagë që akoma  ka ngelur me dritë hijet e saj. Kjo histori kaq e hidhur, procesti  gjyqësor i së cilës  filloi në qershor 1950 e përfundoi në 1952. Gjyqi u bë në Viterbo\Itali  dhe Zgjati me 217 seanca; ku dolën 31 të pandehur, të cilët ishin të ndarë në “dy kafaze” të dallueshme: njëri grup të ashtuquajturit “picciotti” dhe  grupi tjetri për anëtarët e vërtetë të bandës.

Grupi i parë u shpallën të pafajshëm se ishin pjesë e bandës, të konsideruar “në gjendje të nënshtruar”,  ndërsa grupi  tjetër u dënuan me burgim të përjetshëm.

Risitë mbi të vërtetën e kësaj ngjarje

 Të rejat mbi këtë ngjarje të hidhur përfaqësohen nga tezat e dy historianëve;  Giuseppe Casarrubea dhe Nicola Tranfaglia.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga dy historianët, Salvatore Giuliano nuk do të kishte qëlluar mbi Portellën, por ishte i rretthuar nga  katër grupe zjarri. Shtypi i kohës  botuan artikuj që vërtetonin këtë teori. La stampa  e 3 majit 1947 thotë: “Shkarkimet e mitralozit nga kreshtat e varura të Pizzuta-s dhe Kometës( janë dy malet që rrethojnë Piana degli Albanesi” goditën vendin e tubimit [II] Një zjarr i fortë i kryqëzuar zgjati për njëzet minuta, ndërsa turma u shpërnda në garë në të gjitha drejtimet”.

[III] La Stampa e 3 majit 1947 raportohet; ” Nga Monte Cometa\ Mali Kometës, kriminelët e tjerë ishin me armë në këmbë, të gatshëm për t’u dhënë mbështetje shokëve të krimit nëse turma do të tentonte një reagim “.

[IV] Gjykimi. Nga sa është gjetur në dosjet voluminoze, masakra konsiderohet si “element i frenimit të komunizmit” dhe shfaqje lidhjesh mes mafias, shërbimeve sekrete amerikane dhe qarqeve neofashiste.

Kush ishte Salvatore Giuliano?

Salvatore Giuliano ishte një familje fshatare relativisht e pasur. Babai, i tij detyruar të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arriti të blinte disa toka dhe ishte kthyer, pikërisht në vitin e lindjes për kultivimin e tyre. Në krye të një bande të armatosur, për disa muaj ai shfrytëzoi koperturën  EVIS,(Ushtria Vullnetare për Pavarësinë e Sicilisë) krahu  armatosur i Lëvizjes Pavarësia Siçiliane.

Gaspare, mendohet të ketë tradhëtuar, Giulianon, por edhe dhe Gaspare Pisciota, vdes i helmuar në burg. Të dy mafiozët nuk janë origjinë arbëreshe.

Popullsia e këtyre zonave thonë: Kështu kanë funksionuar gjërat në këto anë. Një herë të premtojnë Amerikë, herën tjetër të premtojnë ujë, dhe rrugë, ose shtëpi, herën tjetër nuk të premtojnë asgjë dhe ti hesht. Kudo që Sicilia donte të shkonte, mafia  qëndronte paralele. Kur bëhet fjalë për diçka si mafia, nuk mund të jesh i sigurt për asgjë. Gjëja më e sigurt në këtë histori është se shumë të pafajshëm vdiqen, por edhe vetë Giuljano.

Kush e vrau Giulianon, thoni ju? Dhe kush duhej ta vriste?

Ai është bandit, dhe e  vrau policia e shtetit! Të paktën kështu shkruhej në raport: Ai dhe ata të bandës së tij e panë veten të rrethuar dhe u përpoqën të arratiseshin, por ndërsa të tjerët u dorëzuan, pak më vonë, Giulianon iu desh ta ndiqnin, derisa u kthye për të qëlluar duke humbur policët. Më fund një kapiten e qëlloi me një breshëri automatikësh pas shpine. E fotografuan kështu, në bark, me gjithë gjakun në këmishë të poshtme. Sa keq që vrimat e plumbave nuk ishin në shpin, por ishin në bark”- kështu shkruante një gazetar i cili u ndodh aty, pas vrasjes së Giulianos.

Shumë opinione të shtypit të asaj kohe shkruajtën: Salvatore Giuliano nuk ishte thjesht një bandit i cili u ndihmua nga mafia por një mafioz, i cili ishte pjesë e organizatës kriminale Cosa Nostra dhe se banda e tij nuk ishte asgjë më shumë se “një organizatë terroriste e Mafies”

Giuliano qëlloi personalisht mbi turmën e pambrojtur të grave, fëmijëve, pleqve dhe fshatarëve me urdhër të mafias dhe agrarëve për të ndaluar lëvizjen e parë masive antimafia në historinë e Italisë që luftoi për të drejtat e punëtorëve, reformën agrare dhe për eliminimin të mafies nga fshati Sicilisë.

Më 5 korrik 1950, në Castelvetrano, vdiq Salvatore Giuliano. Një vdekje e mbuluar me mijëra mistere. Një gjë është e sigurt: Turiddu\(pseudonimi i tij),ishte një bandit sicilian, dhe se atë ditë 1 Maji 1947, populli arbëresh së bashku me popullsinë vendase ishin ngritur paqësisht për të drejtat e tyre.

Në lëndinën ku ndodhi masakra gjejmë edhe këtë gurë, shkruar në dialektin siçiljan.

Artistët arbëresh nuk qëndruan indiferent ndaj kësaj masakre.

Janë  poetet arbërebersh si Zef Skiro Di Maxho, me veprën teatrale “Lule të shumta ka Gjinestra” (1997), Vorea Ujko dhe Zef Skiro Di Modika, Artista Giuseppe Consoli e shumë e shumë të tjerë , që shkruan për këtë tragjedi sa të dhimshme aq edhe të turpshme për këtë masakër.

Shënim: Fotot bardh e zi, janë marrë nga muzeu historik-etnografik në Piana degli Albanesi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Recent Comments