Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti
Dhjetë qytetet kryesorë nga periudha antike në brigjet e Detit të Zi: Olbia, Tyras, Tomis, Histria, Callatis, Dyonysopolis, Odessos, Mesembria, Apollonia, Byzantion, emrat e të cilëve hasen edhe në hapësira të tjera të Gadishullit Ilirik, dëshmojnë për të kaluarën e tyre të përbashkët të fiseve pellazge-ilire: dardane-pajone-epirote- bese-trake dhe dake, në hapësirën tokësore të pandarë mes Detit Jon dhe Adriatik, Detit të Zi, Detit Egje – Mesdhe dhe përtej tyre.Kështjellat e mbijetuara apo rrënojat e këtyre qyteteve, të lashtë me mijëra vjet, edhe sot ndodhen në themelet e qyteteve të reja me po ata emra, ose me emra të ri, të ndryshuar më vonë nga banorët e ri të ardhur në ato vise, sidomos gjatë periudhës së Mesjetës.Qytete me emra të njëjtë, apo me rrënjë të njëjta të emrit të tyre, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot në gjithë hapësirën gjeografike ku shkencërisht është vërtetuar se janë shtrirë fiset ilire në periudha të ndryshme nga lashtësia e hershme. Kjo hapësirë me emra të njëjtë të qyteteve, si këta në brigjet e Detit të Zi, shtrihet tejpërtej Gadishullit Ilirik dhe përtej tij, në Azi të Vogël (Anadolli), Gadishullin Arabik, Gadishullin e Apenineve, Gadishullin Iberik, Afrikën Veriore dhe në pjesë të ndryshme të Evropës, ku janë shpërndarë fiset ilire, dardane, pajone, epirote, maqedone; në perëndim deri në Britaninë e Madhe, në veri deri në shtetet e Skandinavisë dhe në lindje deri në Indi dhe Kinë (Hundësit, Burreshtët, Ujgurët etj.), nga lashtësie pellazge deri në periudhat e mëvonshme.1. Olbia-Ukrainë (qytet me këtë emër edhe në Sardenjë);2. Tyras -Rumani (qytet me këtë emër edhe në Sardenjë dhe vende të tjera, i njashëm me emrin e qytetit të lashtë Troja);3. Histria-Rumani (edhe emri i gadishullit në bregdetin e Kroacisë së sotme, mbretëria e lashtë ilire me këtë emër);4. Tomis (shqip: Tumsi)-Rumani (Konstanca e sotme), edhe Temisuar-Temishvar në Rumani, Omish në Kroaci etj.);5. Callatis (Gallata në Turqi, Kallamata në Peloponez të Greqisë, Kallmet në Shqipëri);6. Dyonysopolis (Bullgari, Turqi, Afganistan);7. Odessos, Ukrainë, Bullgari (qyteti sotëm Varna), Odrisa-Edirne-Edrene në Turqi);8. Mesembria (qyteti Nesebar i sotëm në Bullgari dhe qytete në vende të tjera me rrënjë të njëjtë të emrit);9. Apollonia (edhe në Shqipëri);10. Byzantion-Bizantium-Buzani, qyteti i mëhershëm Konstandinia, Stambolli i sotëm-Turqi (qyteti antik me këtë emër – Buzana afër qytetit të sotëm të Tetovës në Maqedoni) etj.Kështjellat apo rrënojat e këtyre qyteteve të lashtë me mijëra vjet, nga më të rëndësishmit në brigjet e Detit të Zi, në territoret e shteteve të sotëm, të Ukrainës, Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë, ku edhe sot ndodhen kështjellat dhe rrënojat e tyre në themelet e qyteteve të reja me po ata emra, disa prej tyre me emra të ndryshuar më vonë nga banorët e ardhur në ato vise gjatë Mesjetës.Poshtëshënim: Të gjithë emrat e këtyre qyteteve të lashtë nuk janë në formën e tyre origjinale, në gjuhën pellazge-ilire, të themeluesve të tyre, por të ndryshuar nga studiuesit sipas burimeve të mëvonshme në gjuhën e lashtë greke, e cila u shndërrua në modë gjatë shekujve të fundit në Evropë. Kjo vërehet lehtë nga emrat e greqizuar të qyteteve: Adrianopolis, për qytetin e Adrianit; Filipopolis, për qytetin e Filipit; Konstandinopolis, për qytetin e Konstandinit; Dyonisopolis, për qytetin e Dionisit (kryeqyteti i fisit ilir të Besëve, rrëzë Malit Hemus (Hijemadh) etj.(Shkrimi nuk është i kompletuar)