NGA: GJON KEKA
Poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta i cili u bë figura mbizotëruese dhe referenca e shumë albanologëve europian ishte i nderuar edhe nga Austria perandorake e asja kohe me urdhërinë e Kryqit të Kalorësit.
Poashtu edhe arekologu dhe atdhetari i madh Shtjefën Gjeçovi i cili nxorri Kanunin e Lekës dhe u bë referenca e shumë autorëve europian ,ishte i vlerësuar dhe nderuar me urdhërin perandorak Kryqi i Kalorësit ,dekoracion lufte.
Figura tjetër atdhetare e kombit tonë që e nderuar me urdhër perndorak ishte Bajram Curri ,i cili u nderua me urdhërin e Perandorit Franc Jozef ,dekoracion lufte.
Të dekoruarit tjerë më urdhëra të ndryshëm janë edhe Luigj Gurakuqi dhe shumë figura tjera atdhetare shqiptare.
Dokumentet studiuesi dhe autori Gjon Keka i ka gjetë në arkivin shtetëror të Vjenës në kuadër të hulumtimeve të tij mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe historinë e kombit tonë.[Gjon Keka]