Sipas etnografit Rrok Zojzi, Toskëria e sotshme u formua nga shkrirja e katër krahinave te vjetra të jugut: Myzeqeja, Toskëria, Labëria dhe Çameria. Numri i rezultateve gjenetike lejon nxjerrjen e statistikave të besueshme për Labërinë dhe Toskërinë dhe mundëson krahasimin e tyre.
Haplogrupet më të shpeshta në të dy krahinat janë të njejtat, dhe vërehen disa të përbashkëta në dallim me krahinat veriore, si psh më e dendësia e ulët e J2b-L283 dhe më e lartë e J2a-M410 dhe J1-M267.
Toskëria ka shumëllojshmëri më të theksuar të linjave atërore. Labëria ka dendësi më të lartë të haplogrupeve E-V13, R1b-M269, J2b-L283, I1-M253 dhe J2a-M410, kurse në Toskëri gjenden më shpesh haplogrupet I2a-Y3120, R1a-M417, I2a-M223, G-M201, E-M123, etj. Në nivel nëndegësh, vërehet se në Labëri një numër i ulët trungjesh gjenealogjike, si E-V13>Y146086, E-V13>Y173822, E-V13>Z5018, I1-Y97339, dhe disa nëndegë R1b-Z2705 kanë përhapje të gjerë dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të gjithë linjave atërore, kurse në Toskëri jo vetëm nuk vërehet një dukuri e tillë, por edhe gjejmë degë që në Labëri ose mungojnë ose janë shumë të rralla: E-V13>CTS9320, R1b-PF7563, R1b-Z2103 (xCTS9219), etj.
Nga njëra anë, ky dallim pasqyron diversitetin më të lartë në Toskëri që vjen edhe si pasojë e ndarjes së saj në krahina më të vogla përbërëse, si Shpati, Skarpari, Opari, Gora, Dangëllia, etj. Nga ana tjetër, mbizotërimi i vetëm disa linjave atërore në Labëri është dukuri që lidhet me organizimin më të mbledhur fisnor si tipar dallues i komuniteteve kryesisht blegtorale.
Ne anglisht:
https://twitter.com/Albania…/status/1497695904345694211…