Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Kjo formë agjërimi, për besimtarët myslimanë nënkupton se ata mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, një para lindjes së diellit (syfyr) dhe tjetra pas perëndimit të diellit (iftar).

Për një agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, dietologia kosovare Vala Pupovci, i ka ndarë disa informacione të u mbajnë të ngopur përgjatë tërë ditës dhe njëkohësisht janë të shëndetshme.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka thënë se duhet të konsumohen 15 deri në 25 gramë proteina, me ushqimet si vezët, qumështi dhe fasulja e kuqe.

Pupovci nuk ka harruar pa përmendur edhe hidratimin, sipas saj, duhet të konsumoni dy deri në tre gota ujë gjatë syfyrit, po ashtu ka propozuar që të hani ushqime të cilat kanë përbërje të ujit, siç janë dredhëzat, trangujt dhe portokajtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here