Robotëve iu janë implementuar mollëza gishtash në mënyrë që ata të ndiejnë njësoj si lëkura e njeriut. Këta makineri inteligjence mund të bëjnë gjithçka, por iu mungon zhdërvjelltësia në kapjen e objekteve sepse duart e tyre nuk kanë shqisën njerëzore që t’i drejtojë.

Shekncëtarët e Laboratorit të Robotikës në Bristol kanë shpikur një rrjetë hipersensitive 3D që imiton mollëzat e gishtave, me sensorë sa një gjilpërë që ngjasojnë me papilat e lëkurës.

“Puna jonë ndihmon në zbulimin se si struktura jonë e brendshme dhe e ndërlikuar krijon ndjeshmërinë njerëzore. Është një zhvillim emocionues në fushën e robotikës sepse krijimi i ‘lëkurës’ së ndjeshme do të ndihmojë në ndërtimin e robotëve më të shkathët ose përmirësimin e duarve protetike duke iu dhënë atyre shqisën e prekjes”, tha profesori i universitetit të Bristolit Nathan Lepora.

Papilat gjenden në shtresën e epidermës dhe dermës në lëkurën e njeriut. Papilat e robotëve krijohen në printera të avancuar 3D që përziejnë materiale të forta e të buta për të ndërtuar struktura të ndërlikuara të ngjashme me ato biologjike./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here