Shefqet MANI A news24.com
Baftjar Sadikun, ndryshe në malësi të Sharrit e kanë njohur me shkurtesën “Bata”!
Ishte babai i mulla Jahës, Jahë Sadikut nga Shipkovica e Tetovës!
Këtu dëshiroj të theksoj se emrin e Baftjarit e trashëgon i biri i mulla Jahës, Baftjari, mulla Baftjari nga Shipkovica, një personalitet i kohës, një hoxhë i zgjuar dhe njohës shumë i mirë i rrethanave në Shipkovicë dhe në malësi të Tetovës!
Babai i mulla Jahës, Baftjari (Bata) në atë zonë është njohur si një ndër shqiptarët më të pasur të asaj kohe!Siç flasin gojëdhënat, Baftjari shpëtoi Rexhep Vokën nga kërcënimet kur ai po kthehej nga Turqia, ku kishte shkuar të ndërmejtësoj për bjeshkët e Sharrit!
Fjala kishte marrë dhenë! Rexhep Vokës turqit ia kishin marrë paratë pa ndonjë vendim se në pronësi të kujt do të ishin bjeshkët në Sharr!Për këto kërcënime kupton Baftjari (Bata) , babai i mulla Jahës dhe, në të kthyer Rexhep Voka nga Turqia ky i del përpara, e pret për t’ia dhën paratë që turqit ia kishin plaçkitur!
Rexhep Voka befasohet kur sheh se Baftjari i kishte dalë përpara dhe i thotë:
-Hë Baftjar, çka ka ndodhur?
Baftjari:Hoxhë, nuk di sa ke dëgjuar, por banorët në Shipkovicë kanë kuptuar se turqit ti kanë ngrënë paratë dhe nuk të kanë kryer punë; ata dëshirojë të hamerren ndaj teje; dola me të prit dhe ti kam siguruar paratë e harrxhuara, me qëllim që revoltës së banorëve t’ju përgjigjesh me xhepin plot, do të thotë t’jua kthesh paratë e tyre!
Rexhep Voka e kishte kuptuar mirësinë, dashamirësinë e Batës, për të cilën gjë e kishte falenderuar nga zemra!
Kështu, në një takim me banorët e revoltuar, Rexhep Voka shfaqet ballëhapur, xhepin me plot para, para të siguruara nga Baftjari (Bata)!
Që në fillim të debatit biseda ishte nxehur:
Banorët brohoritnin:
“Na i kthe paratë ose ta marrim shpirtin”!
Përgjigja e Rexhep Vokës ka qenë e qetë, e mençur dhe shumë bindëse, por kjo falë Baftjarit, i cili duke ditur mentalitetin e zonës kishte vepruar drejtë!
Rexhep Voka:Banorë të dashur të Shipkovicës! Unë shkova në Turqi si i deleguari juaj, por u ktheva nga atje pa bërë ndonjë punë!Punë nuk kam bërë, por paratë e ngrumbulluara nga ju i kam me vete dhe tani do jua ndajë të gjithëve, për këtë punë mos u shqetësoni!
Nga ky veprim banorët kishin mbetur gojëhapur!Filluan të flisnin me njëri-tjetrin:
-Po, po ky i paska paratë, nuk ja paskan ngrënë turqit!
-Po, po të gjitha këto paskan qenë thashetheme!
Kështu falë zgjuarsisë dhe pasurisë të Baftjar Sadikut, Rexhep Voka shpëton lehtë nga e gjithë ajo turmë e grumbulluar në malësi të Sharrit!
Një fakt tjetër me interes që qarkullon nga gojëdhënat e të parëve tanë është edhe takimi i Baftjar Sadikut me Isa Boletinin!
Isa Boletinin nga Tetova e kishin dërguar në Shipkovicë të takonte Baftjarin, njeriun më të pasur të asaj zone!
Biseda nga gojëdhënat:
Isa Boletini:
“Baftjar, më kanë dërguar nga lartë që t’ju takoj ju; kemi nevojë për para, por edhe për ushtarë!Me para duhet të blejmë armë, të rinjtë e këtyre zonave na duhen për luftë”, i thotë Isa Boletini Baftjar Sadikut të Shipkovicës!
Baftjar Saadiku (Bata):
“Lartmadhni, Isë Boletini, mirë se keni ardhur në Shipkovicë e në malësi të Sharrit!
Për kushtin e parë, për para, as që bisedojmë, sepse ato i kam me bollëk dhe po ti jap të gjitha, vetëm e vetëm të keni armatim e barot të bollshëm për ta luftuar armikun tonë shekullor, kurse për ushtarë nuk di se çka me thënë!
Unë e kam një djalë të vogël (fjala është për mulla Jahën, i cili aso kohe nuk ka qenë më shumë se 10 vjeç), kurse për të tjerët nuk mund t’ju garantoj!
Isë Boletini e kalon një natë në Shipkovicë, në dhomën mbi mulli, në shtëpinë e Baftjar Sadikut, ndonëse të nesërmen i merr paratë nga Baftjari për të blerë armë dhe largohet nga Shipkovica!
No