Një ekip ndërkombëtar e ka bërë përshkrimin e sekuencimit të një gjenomi të plotë të njeriut – një set instruksionesh për ta ndërtuar dhe mbajtur një qenie njerëzore – në një hulumtim të publikuar të enjten në revistën “Science”, shkruan the Associated Press.

Tentimi i kaluar që ishte mirëpritur në mbarë botën, kishte qenë i pakompletuar sepse teknologjitë e asokohshme të sekuencimit të ADN-së nuk kishin mundur t’i lexojnë disa pjesë të saj. Edhe pas përditësimeve, mungonte 8 për qindëshi i gjenomit.

“Disa prej gjeneve që na bëjnë neve njerëz në mënyrë unike, ishin në të vërtetë ‘materie e errët e gjenomit’ dhe mungonin në tërësi,” ka thënë Evan Eichler, një hulumtues nga Universiteti i Uashingtonit.

“U deshën 20 vjet e më shumë, por më në fund ia arritëm”.

Shkencëtarët kanë thënë që pamja e plotë e gjenomit do t’ia japë njerëzimit një mundësi shumë më të mirë që kuptimit të evoluimit dhe biologjisë, duke i hapur dyert gjithashtu për zbulime mjekësore te fenomeneve si plakja, sëmundjet neurodegjenerative, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here