Det i Vdekur është liqen në Lindjen e afërme por shpeshherë e quajmë det. Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripësia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-bakterje.

Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka një rrjedhë, lumin Jordan. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km.

Deti i Vdekur njëherësh është depresioni më i madh në tokë, ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë nëndetare dhe gjithnjë është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i detit të vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxehja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shume i kripur e ka dendësinë te madhe. Në 35 metrat e sipërme kripësia është 30 – 40 % dhe temperature arrijnë 19 -37 gradë celsius.

Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur për shkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonjë pike uji mos të depërtoje në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm, – deti është aq i kripur sa që është e pamundur hapja e syve.

Për shkak të kripësirës uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë. Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerëzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.Me qene se ky det ka shume kripe qfare do lloj peshe te këtë një njeri ai qëndron mbi atë lloj uji.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here