Qepët e njoma nuk duhet të mungojnë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës. Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale.


Padiskutim, qepa është mbretëresha e kuzhinës shqiptare.

Jo më kot, qepa në vend mbulon 90% të kërkesave të tregut, me Korçën dhe Elbasanin që kanë edhe prodhimin më të lartë me respektivisht 94.940 kuintal dhe 72.529 kuintal.

Ndërkohë në rang vendi prodhojmë mbi 175.129 kuintal qepë në vit, duke u renditur në vendin e 66-të në botë.

Qepa është një aleat i fortë, që ju mbron kundër një sërë sëmundjesh, duke ju ofruar mes lotësh shëndet të mirë dhe shije në ushqim.

Përtej kuzhinës, qepët përfshirë edhe ato të njoma janë tepër efektive kundër të ftohtit, dhimbjeve të kokës, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë pagjumësinë.

Kokrra e bardhë e qepës së njomë dhe bishtat e saj të gjelbër kanë shumë veti mirëbërëse.

Si mund ta përdorni qepën e njomë

Nëse keni fyt të acaruar, copëtoni qepën vendoseni në një copë pambuku dhe vendoseni mbi një tenxhere me ujë të nxehtë duke e kthyer atë në një kompresë të ngrohtë.

Vendoseni kompresën në qafë, në kraharor, shpatull apo nën sqetull, në varësi të shqetësimit. Në mënyrë të tillë, kompresa do të përshpejtojë djersën, do të ulë temperaturën dhe dhimbjen.

Nëse keni rrufë, shtypni dhe shtrydhni qepën e njomë. AgroWeb.org ju këshillon të merrni një copë pambuku dhe lyejeni me lëngun e qepës e më pas vendoseni copën e lagur mbi hundë. Do të ndiheni shumë mirë.

Nëse keni këmbët e fryra, zieni qepët e njoma për disa minuta. Më pas përzijini me ujë deri sa të bëhen një masë e qullët të cilën mund ta vendosni në pjesën e fryrë të këmbës.

Për më tepër, nëse nuk arrini të flini dot vendosni qepë të njoma poshtë jastekut dhe do të flini si qingj. Qepën e njomë mund ta përdorni edhe për të eliminuar aromën e padëshiruar të peshkut dhe mishit.

Një njeri i shëndetshëm duhet të konsumojë të paktën 100-150 gramë qepë të njoma çdo ditë.

Vlerat shëndetësore të qepës së njomë

– Qepa e njomë stimulon frymëmarrjen dhe pastron rrugët e frymëmarrjes
– Përmban vajra esencialë që stimulojnë gjëndrat e djersës dhe si rrjedhojë shkaktojnë djersitje
– Normalizon tensionin e gjakut
– Rrit oreksin
– Ul kolesterolin dhe rrezikun e disa sëmundjeve të kancerit
– Lufton infeksionet dhe bakteret!

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 100 gramë qepë të njoma përmbajnë 31 kalori.

Qepët e njoma janë të pasura me antioksidantë

Këta të fundit janë elementë që luftojnë sëmundjet dhe largojnë toksinat nga trupi.

Organizmi ka nevojë për antioksidantë që të ulen shanset e kapjes së ndonjë sëmundje, përfshirë ato që konsiderohen të rrezikshme.

Qepët e njoma kanë nivel të lartë fibrash

Nëse do të mjaftoheshim me këtë fjali do ta nënvlerësonim këtë perime.

Në 100 gramë qepë gjenden 2.6 gramë fibër që është e barazvlefshme me 7% të dozës ditore të fibrave të nevojshme.

Ato ulin kolesterolin dhe shkaktojnë një reagim enzimash që ulin prodhimin e kolesterolit veçanërisht në qelizat e mëlçisë.

Alicina tek qepët e njoma arrin të zhbllokojë qelizat e gjakut. Kjo substancë kimike arrin të ulë tensionin e gjakut duke zhbllokuar enët e gjakut të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme.

Duke bërë këtë qepa e njomë është e rëndësishme në luftën kundër sëmundjeve koronare, ataku në zemër etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here