Ndërsa kujdesemi për flokët, ne fokusohemi në vetë flokët dhe harrojmë plotësisht lëkurën e kokës. Parukierët thonë se ky është një gabim i madh sepse vetëm nëse kujdesemi për lëkurën e kokës, mund të presim që flokët të duken të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Për ta mbajtur lëkurën e kokës të shëndetshme, eksfolimi duhet të bëhet herë pas here, ashtu siç bëjmë me lëkurën e fytyrës. Gjithçka që duhet të bëni është të shtoni një lugë sheqer në shampon që përdorni zakonisht për të larë flokët.

Sheqeri do të lejojë që skalpi të eksfolojë butësisht dhe të largojë qelizat e vdekura që bllokojnë rritjen e flokëve. Përveç kësaj, sheqeri do të lejojë që produktet që përdorni të depërtojnë më thellë dhe të ushqejnë mirë flokët.

Megjithatë, kini kujdes që të mos e teproni me procedurën pasi skalpi i kokës mund të thahet shpejt. Më së miri do të ishte ta përsërisni pilingun pas çdo larjeje të katërt dhe me siguri do të vini re rezultatet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here