Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»- Katolik – përgjigjej njëri.- Protestant, përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»- Ortodoks. Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?» Ortodoks…
Kështu teksa po mbytesha e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, hyra në Shqipëri e pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»- Shqiptarë – m’u përgjigjën të gjithë prerë e qartë.
«Më në fund», thashë, «këtu shpëtova nga fanatikët dhe zotndjekësit.»
( e huazuar nga F.O)

—Edith Durham, te Brenga e Ballkanit (1905)

///

Kuptimi i fjalës flamur
flamúr,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) [flámu/r,-ri emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -j(t)]
1. copë pëlhure me forma, ngjyra a shenja të ndryshme, që shërben si simbol i një shteti, i një kombi, i një ushtrie etj.: flamuri shqiptar; dita e Flamurit 28 Nëntori – dita e shpalljes së Pavarësisë; ngre flamurin.
2. copë pëlhure me ngjyra e shenja të ndryshme për të dhënë sinjale, për të nderuar fituesit në gara etj.: bëj shenjë me flamur; fitoi flamurin doli i pari.
3. kuptim i figurshëm; idetë themelore nga të cilat udhëhiqet dikush; ideal i lartë: nën flamurin e demokracisë; emri i tij u bë flamur.
4. term në etnografi; bajrak.
5. term në botanikë; petla e sipërme e më e madhe e kurorës së lules te fasulja, te bizelja etj.
Sinonime / Të ngjashme
bajrak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here