Është e pamundur të shikojmë dikë tek hap gojën dhe të mos na hapet goja edhe ne. Me gjasa ju ndodhi tani, sapo patë foton e këtij artikulli.
Nuk është në kokën tuaj; hapja e gojës është ngjitëse dhe ka të bëjë me prirjen e lindur të njeriut për të imituar tjetrin.
Pse kaq ngjitëse hapja e gojës? Më në fund, një
Ekspertët treguan për “Smithsonian” se për të kuptuar çfarë ndjen tjetri, për t’u empatizuar me të, njeriu përdor mimikat. Nëse dikush është i trishtuar, ne i afrohemi duke rrudhur vetullat dhe duke mbledhur buzët dhe nëse shikojmë se tjetri është i lumtur, i afrohemi duke qeshur për të ndier edhe ne emocionet e tij pozitive.
Megjithatë, hapja e gojës sigurisht nuk ka këtë si qëllim. Vjen thjesht si pasojë e mënyrës si funksionon truri ynë, i mësuar me idenë e të imituarit të mimikës së njeriut që kemi përballë.
Pse kaq ngjitëse hapja e gojës? Më në fund, një
Por përse e hapim gojën, e para e punës? Për çfarë na shërben?
Ekspertët kanë shumë teorira lidhur me këtë. Ajo që duket të jetë më e arsyeshme është se truri, si radiatori i kompjuterit, nxehet nëse punon për një kohë shumë të gjatë. Hapja e gojës e ndihmon trurin të arrijë një temperaturë më të ulët, e freskon atë.
Për të funksionuar, truri merr deri në 40% të energjisë metabolike të trupit, çka bën që ai të nxehet. Hapja e gojës është, për disa studiues, thjesht një mekanizëm termoregulator (rregullues i temperaturës). Duke thithur shumë ajër dhe duke e nxjerrë atë me shpejtësi, bën që temperatura e kafkës të ngrihet shumë që pastaj, kur nxjerrim ajrin, të ftohet me shpejtësi.