Nga Jahja Drancolli

Vilajeti i Kosovës (Kosova Vilayeti) sipas hartës që e kemi në dorë kufizohet në veri me Serbinë; në Lindje me Vilajetin e Bullgarisë; në Jug me Vilajetin e Manastirit dhe Selanikut; në Perëndim me Vilajetin e Shkodrës dhe të Malit të Zi; në veriperëndim ndërkohë me Vilajetin e Bosnjë-Hercegovinës. Ai zotëronte një territor që kishte një sipërfaqe prej 32.900 km2, me 1.038.100 banorë. Kryeqyteti ishte Shkupi (Üsküb) me 25.000 banorë. Qytetet tjera të rëndësishme ku banonte sanxhaku janë shënuar në hartë me të kuqe: Prishtina (11.000 banorë), Prizreni (38.000 banorë), Peja (Ipek, 18.000 banorë), Tashlixha (Taşlıca: 3.000 banorë)!
Zyrat osmane nuk kanë thënë asgjë të re me këtë hartë të shek. XIX. Ata modeluan hartën e vjetër të Mbretërisë së Dardanisë dhe të Provincës së Dardanisë me qendër në Shkup.
Burimi: Osmanli Atlasi: XX. Yüzyil Başlari!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here