Shkencëtarët besojnë që ata kanë zbuluar se si u shkatërruan dy qytetet biblike, Sodom dhe Gomora

Studimi i ri tregon që Sodom dhe Gomora, dy qytete biblike të njohura si qytete të mëkatit, u rrafshuan më tokë nga një “shpërthim i fuqishëm” i një meteori që dogji të 8000 banorët e tyre.

Studiuesit besojnë që shkatërrimi ishte shkaktuar atëherë kur një meteor gjigant eksplodoi aty para 3650 viteve – duke krijuar një top të madh zjarri. Kjo mund të këtë shkaktuar në të njëjtën kohë që muret e Jerichos të “shemben”, pasi që qyteti ishte vetëm 32 km larg tij.

Shkencëtarët besojnë se, ashtu siç e përshkruan edhe Bibla, aty kishte një “fenomen qiellor” që ndodhi në këtë kohë, duke shkatërruar atë tërësisht.

Shpërthimi i meteorit shkatërroi bregun verior të lumit fushorë në Jordani – duke rrafshuar tërësisht një qytet me madhësi 100 hektarëshe.  

Shpërthimi shkatërroi një pallat antik të kohës, ashtu si edhe disa qytete tjera dhe shumë fshatra të vogla.

Shkencëtarët besojnë se nuk ka pasur të mbijetuar nga kjo fatkeqësi.

Detonimi mund të këtë ndodhur rreth 4 km mbi tokë. Edhe pse në këtë distancë, shpërthimi krijoi një valë goditëse më shpejtësi 1207 km/h.

Mbetjet e njerëzve treguan që ato ishin hedhur në erë apo djegur – me ç’artikulim ekstrem dhe fragmentim të eshtrave.

“Ne kemi hasur në prova që temperatura ka qenë më e lartë se 2000 gradë Celsius”, tha udhëheqësi i studimit, profesori James Kennet nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara.

Një skuadër ndërkombëtare po ashtu ka zbuluar material ndërtimor dhe qeramikë e xham të shkrirë nga temperatura.

Tërë këto tregojnë një temperaturë tepër të lart – të njëjtë siç e përshkruan shkatërrimin e Sodomit dhe Gomoras, Bibla.

Në atë kohë nuk kishte ndonjë teknologji të zbuluar nga njeriu që mund të bënte një shkatërrim të tillë.

“Ka Prova të një topi të madh kozmik, i afërt më madhësinë e qytetit të quajtur Tall el-Hammam”.

Ai e krahasoi këtë ngjarje të jashtëzakonshme me ngjarjen e vitit 1908, “Tunguska” ku një meteor 12 megaton shkatërroi 80 milionë lisa dhe rreth 830 metra katror në Siberinë lindore.

Kjo është një përplasje e njëjtë si ajo që bëri që të zhduken dinozaurët, por e një shkalle më të vogël.

Provat e mëtejshme u siguruan nga identifikimi i metaleve të shkrira, përfshirë hekurin dhe xhamit, të marrë nga mostrat e dheut dhe sendimentet.

Vendbanimi i ka takuar një qytetërimi të hershëm mijëra vjeçar.

Në atë kohë ishte 10 apo pesë herë më i madh se Jerusalemi dhe Jericho respektivisht.

“Mendoj se një nga zbulimet kryesore është kuarci i djegur. Këto janë kokrra rërë që përmbajnë çarje që formohen vetëm nga një presion shumë i lartë”.

“Ne kemi gjetur kuarc të zbërthyer në shtresat e këtij vendi. Kjo do të thotë se kishte një presion të jashtëzakonshëm që arriti ti zbërthej kristalet e kuarcit”.

“Kuarci është njëri prej mineraleve më të forta në botë. Është shumë vështirë që të copëtosh”.

Topi i zjarrit po ashtu mund të shpjegohet më “përqendrimin e lartë të kripës” në nivelin zero – e cila arrin 25 për qind të këtyre shembujve.

Tall el-Hamman ka qenë në qendër të një debati të vazhdueshëm se a mund të jetë qyteti biblik i Sodomit.

Studiuesit besojnë se tragjedia që është zhvilluar në bazë të historisë gojore bëri që të shkruhet libri i “Gjenezës”.

Kjo mund të këtë prodhuar edhe tregimin për djegien e Jerichos që gjendet në Testamentin e Vjetër të Joshuas. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here