Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhë i Korçës. Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin. Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir poshtë ose lart, duke u zhvendosur në varg nga e djathta. Shoqërohet me këngë.
Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit: “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjata dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, një ia thotë, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë.
Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.

  • Nga Enciklopedia shqiptare –

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here