Driton Tali
Që nga koha kur zgjedhet sekretar i Komitetit Krahinor të PKJ’ës për Serbi, dhe e merr nofkën Marko, më 1937, si 28 vjeçar, fillon miqësia e tij e pandashme me Titon.
Ai i kryen disa here shërbime jetike Titos, nga të cilat vlenë të përmenden tri raste.
E para, me 1944, gjatë Desantit në Dërvar, kur Tito me dashnoren e tij të atëhershme, Davorjanka Paunoviç (Zdenka), tekstualisht dorëzohen para sulmit të njësitit komando “Princ Eugen”, Marko në momentet e fundit (së bashku me Sreten Zhujoviçin) e gjenë tunellin e mfsheftë per të ikur nga shpella.
Pastaj, me 1946, ja zenë konkurrentin e tij kryesor, Drazha Mihajloviçin.
Dhe, me 1948, kur prishet me Stalinin, Marko personalisht me udbën e tij përkujdeset për sigurinë e Titos sepse në ushtri shumica e udhëheqëve ishin revolucionarë të vjetër, shumë nga ata edhe pjestarë të Luftës Civile të Spanjës, e ata për “babë” gjithmonë e kishin Stalinin.
Plus i burgos të gjithë të dyshuarit dhe i dergon në Goli Otok.
Kjo miqësi zgjati derisa Marko nuk u bë lider serb dhe filloi t’ia kërcnonte seriozisht Titos karrigën.
Siç dihet nga ai rrezik “përfitoi” edhe Kosova sepse Tito, pasi e likuidoi politikisht Markon, për ta dobësuar hegjemoninë serbe e decentralizoi Jugosllavinë, me çka Kosova e fitoi Autonominë e 1974’ës.
Duhet cekur se për idenë e decentralizimit të Jugosllavisë, Tito, dhjetë vite më parë, e burgosi Millovan Gjillasin (Gjidon), i cili ishte njëri nga “katërshi i madh”.