6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home ART Kjo pikturë u shit për 45 milionë dollarë

Kjo pikturë u shit për 45 milionë dollarë

Një pikturë e rrallë e Botticelli që përshkruan Jezu Krishtin u shit në ankand për më shumë se 45 milionë dollarë të enjten në Sotheby’s në Nju Jork, një vit pasi një vepër u pagua rekord prej 92 milionë dollarësh për një vepër nga mjeshtri italian i Rilindjes.

Sipas mediave të huaja, ndërsa shumica e veprave të Sandro Botticelli, janë ekspozuar në galerinë Uffizi në Firence, pjesët që qarkullojnë në koleksionet private janë shumë më të rralla.

Pas një beteje shtatë-minutëshe me oferta mes tre blerësve përmes telefonit, piktura “Njeriu i Dhimbjeve” u shit për 39.3 milionë dollarë, plus tarifat dhe komisionet, për një total prej 45.41 milionë dollarë.

“Njeriu i Dhimbjeve” është një portret i Jezusit në një sfond të zi. Ai shikon me vëmendje, me një kurorë me gjemba në kokë dhe i rrethuar nga engjëjt. Duart e tij janë të lidhura me litarë dhe me shenja.

Ekspertët e artit thonë se piktura daton në fillim të viteve 1500, në fund të jetës së Botticelli (1445-1510). 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments