Nga: Hugh Callan (pjesë nga “The Scottish Geographical Magazine”, 1898).
Përktheu: Telegrafi.com

Duket se Shqipëria ka qenë gjithmonë kjo që është tani – shtëpia e një race burrash të fortë e të patrembur.

Është “tokë e malit dhe e përmbytjeve”; një vend me zakone të lashta, me veshje të lashta, me grindje të lashta; një vend klanesh dhe fisesh, ku secili është i acaruar me tjetrin; një vend i individualizmit ku instinkti shoqëror mbytet nga e drejta dhe fuqia e çdo pale për të bërë si të dojë vet.

Pozicioni dhe konfigurimi i saj janë të tillë sa që raca në të mund ta mbrojë veten kundër gëlltitjes nga çdo pushtues. Në lindje kufizohet me Maqedoninë dhe Thesalinë nga një varg malesh (Sharri dhe Pindi) dhe disa liqene të mëdhenj (Ohri, Prespa); në jug nga malësitë e Greqisë dhe Gjiri i Artës; në perëndim nga Adriatiku i zhurmshëm, një varg i gjatë shkëmbinjsh të paarritshëm (Himara ose Mali i Kanalit) dhe brigjet e gjata të ulëta të rrezikshme me shirita moçalorë prapa (nga Vlora deri në Gjirin e Drinit); në veri nga Mali i Zi dhe Pazari i Ri (me male që shkojnë deri në 8000 dhe 9000 këmbë) (një këmbë e barabartë me 0.3 metra – v.j.).

Brendësia kudo është malore, me fusha dhe lugina të vogla ndërmjet, ku secila zakonisht përmban një qytet të konsiderueshëm. Komunikimi është i pamundur, me përjashtim të kalimeve të larta.

Nëse mund ta imagjinoni Skocinë me të gjitha malësitë e pa ultësira, me lartësinë mesatare të tokës mbi 2000 këmbë në vend të (themi) 1000 këmbëve, me male që shkojnë deri në 7000 dhe 8000 këmbë, në vend të 3000 dhe 4000 këmbëve, e keni një ide të Shqipërisë fizike, dhe nëse më tej mund ta imagjinoni që e gjithë Skocia të ishte ajo që vishnin në malësitë në kohën e Columbas (abat që ka jetuar në vitet 521-597 – v.j.), e keni idenë për gjendjen aktuale shoqërore të Shqipërisë.

Edhe pse banorët nuk e quajnë veten albanë, por shqiptarë (malësorë) dhe gjuhën e tyre shqip, nuk ka dyshim se Shqipëria (Albania) është term më i vjetër. Rrënja alp duket se ofron disa të dhëna për lidhjet e tyre etnologjike. /Telegrafi/

Gratë nga malet e Krujës

Malësorët e Shalës

Liqeni i Ohrit dhe Manastiri i Shën Gjonit

Janina me kështjellën e Ali Pashës dhe liqenin në sfond

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here