Nga Agron Islami
Dy produktet më të kontrolluara në Perandorinë Osmane ishin buka dhe mishi. Abdülhamidi i Parë, i cili ishte në fronin osman midis viteve 1774-1789, ne njërin nga urdhërat e tij shkruante: “Gjëja më e rëndësishme është mishi dhe buka”.
Çmimi i mishit përcaktohej sipas stinës dhe muajve…. Ata që e shisnin më shumë se çmimi i përcaktuar nga shteti dhe ata që vidhnin në peshore dënoheshin me nga 5 akçe për çdo gram të vjedhur.
Meqenëse buka ishte ushqimi kryesor i njerëzve, të gjithë funksionarët e shtetit, veçanërisht sulltani, i mbanin furrat e bukës nën kontroll të rreptë. Nëse gjendej ndonjë material i dëmshëm në buk, bukëpjekësi ekzekutohej. Nëse buka ishte nën peshën e përcaktuar në kanunname (ligj), bukëpjekësit do t’i vihej një kon prej druri në kokë, që tregonte se ai ishte fajtor ose dénohej me fallaka (rrahje kembeve). Këto dënime bëheshin para masës.
Përveç kësaj, furrtarët obligoheshin që në depot e tyre të mbajnë një sasi të miellit që do tju mjaftonte për një muaj, në rast se do kishte munges në furnizim.
Ne foto. Dënimi me fallaka dhe kon.