Virusi COVID-19, mendohej që mund të prekte vetëm rrugët e frymëmarrjes, mirëpo studimet kanë zbuluar se virusi nuk ndalon vetëm tek mushkëritë.

Sipas studimeve njerëzit që vazhdojnë të kenë simptoma edhe pasi e kanë kaluar sëmundjen, po përjetojnë anomali dhe inflamacion të vazhdueshëm të muskujve të zemrës.

Edhe pse ka vetëm pak raste të caktuara kur COVID-19 mund të sulmojë drejtpërdrejt muskulin e zemrës dhe të shkaktojë dëme, mjekët vërejnë se më së shumti shqetësimet e zemrës janë një efekt dytësor.

Si të kujdeseni për shëndetin e zemrës pas COVID-19

Nëse keni kaluar ose jeni ende duke u rikuperuar nga COVID-19, shëndeti i zemrës duhet të jetë përparësi sidomos nëse vuani apo jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Lëvizni sa më shumë që të mundeni

Pasi jeni shëruar nga virusi dhe pse mund të ndiheni të plogësht, është e rëndësishme të mos qëndroni ulur ose shtrirë.

Sepse ky është një faktor rreziku për mpiksjen e gjakut i cili duhet shmangur.

Por nëse keni simptoma si shqetësim në gjoks, gulçim ose rrahje të shpejta e të parregullta të zemrës, konsultohuni me mjekun tuaj.

Ruani një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe ushqyes

Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime, drithëra, bishtajore, arrorë, peshk, shpendë dhe yndyra të mira mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me rreth një të tretën.

Qëndroni larg çdo ushqimi tepër të përpunuar, të skuqurave ose ushqimeve që përmbajnë shumë yndyra të ngopura.

Mos anashkaloni vizitat mjekësore

Përveç vizitave të rregullta, është e rëndësishme të jeni të hapur me mjekun për çdo simptomë që mund të përjetoni.

Sigurohuni që të monitoroni rregullisht sheqerin në gjak, kolesterolin dhe trigliceridet.

Hiqni dorë nga duhani sa më shpejt që të jetë e mundur

Lista e pasojave negative që lidhen me duhanin është një arsye mjaft bindëse për ta lënë atë dhe shëndeti i zemrës është një prej tyre.

Pirja e duhanit është pothuajse një garanci që gjatë jetës tuaj ju do të zhvilloni një nga format sëmundjeve kardiovaskulare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here