Ne vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombtare morri shpirt e trup, edhe shoqerira qe u filluan ne Stamboll, ne Bukuresht, zun e shtypnin libra e gazeta ne gjuhen amtare.
Ne gjithe qytetet e medhenj te Shqiperise u derguan ftime me keshilla qe te kerkojne mesonjetoren per te kenduar vegjelia gjuhen shqipe.
Shqiptaret qe kishin themeluar shoqerine shqiptare ne Stamboll arritne te marrin nga Ministri e Arsimit te Turqise leje per të çelur shkolle private ne gjuhen shqipe, ne Korçë.
Leja u dha mbi emerin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Seleckë r Përmetit.
Shoqeria e Bukureshtit “Drita” u muarr vesh me ate te Stambollit qe, me pare te perdornin masa te buta me njerezit qe atehere kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanes.
Per kete qellim u dergua nga Bukureshti anetar i shoqerise i ndjeri Thimi Marko, qe te fjaloseshe me burrat qe ishin ne Stamboll. Thimi Markua ardhi ne Korçë me 1885, ne verë, edhe u paraqit ne mbledhjen e Mitropolisë, u tregoj deshiren e gjithe Korçarëvet te Bukureshtit, si edhe nje leter nga Anastas Lakçe, ne te cilen Lakçeja i thosh Dhimogjerendisë se, interesi e doj qe te futej gjuha shqipe ne shkollat e komunitetit te Korçës, qe te mesonej nga çunat dhe vajzat.
Këshilla bashkë me Dhespotin e asaj kohe ( Fillotheos) se pari thane se munt te behej pun’ e tille, por me pas thane se duhej leje nga Patriku. Leja u kerkua, po pergjigjeja ishte qe nuk mundeshe te pranohej ne shkollat e komunitetit te Korçës nje gje e tille, masi nuk rrithte nga deshire e popullit, por nga disa njerez te blere prej propagandes Austriake, e nga disa Protestantë.
Kjo gje shkaktoi grindje midis keshillit dhe anetari i saj Jovan Kosturi, u largua nga mbledhja.
Si u vertetuan atdhetaret se me ane te Metropolise s’behej as gje e dobishme, atehere derguan edhe therriten Pandeli Sotirin, qe akoma s’ishte nisur nga Stambolli. Ne mbarim te vitit 1885 çeli shkollen te pare shqipe per djem e vajza ne Korçë. Mytesarrif i Korçës ate kohe ishte Mahmud Pashë Elbasani, i cili e perkrahu idene kombetare.